• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Konseisao te Veiga, ja kur kthehen të dëmtuarit e Juventusit

05/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fransisko Konseisao është lojtari i fundit i dëmtuar te Juventusi që i shtohet listës së gjatë ku nuk mungojnë emra si Veiga, Duglas Luiz pa përfshirë këtu ata që kanë humbur sezonin tashmë.

juventus

Por kur do të rikthehen në dispozicion të Motës lojtarët që nuk e kanë humbur sezonin? Për portugezin, kjo është ndalesa e tretë që nga veshja e fanellës së Juventusit. Dëmtimi i parë ishte në fillim të shtatorit, në janar Motës iu desh të bënte pa Konseisaon për herë të dytë, ndërsa tani është hera e tretë.

Tani ndalesa vjen në një moment vendimtar për Juventusin, të cilit i kërkohet të tregojë me çdo kusht veten pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Italisë. Bardhezinjtë do të duhet të luajnë pa magjinë e portugezit, të paktën deri në fund të marsit, ku ai pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër Xhenoas më 29 mars. Megjitahtë, jo vetëm Konseisao pritet të kthehet në fund të marsit pasi edhe Renato Veiga është pranë rikuperimit dhe pritet të kthehet në të njëjtën kohë me Konseisaon.

Bashkë me dyshen e sipërpërmendur, pritet të rikthehet edhe Nikolo Savona që po mungon që nga sfida Kaljari-Juventus. Mota sakaq duhet të presë më gjatë për Arek Milik për të cilin nuk ka një datë fikse se kur do të rikthehet.

Bremer e Kabal më pas kanë humbur sezonin. Rikthimi i atyre pritet që të jetë në Botërorin e Klubeve. Megjithatë, situata e Juventusit aktualisht në kampionat është e favorshme pasi vjen pas 5 fitoreve radhazi dhe Mota ka vetëm një kërkesë sa i përket infermierisë. Ai dëshiron të kthehen sa më parë lojtarët që nuk e kanë humbur sezonin duke parë se Juventusi tashmë nuk po lufton vetëm për zonën Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shuhet “zëri” i futbollit italian, ndahet nga jeta komentatori i njohur, Bruno Pizzul

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.