Juventusi ndodhet në vendin e 4-të në Serinë A, por ende nuk e ka siguruar zonën Champions.Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, bardhezinjtë duhet ta mbyllin sezonin në këtë renditje ose më lart, ndryshe drejtuesit do të heqin dorë nga trajneri Tiago Mota. Pasardhësit e tij të mundshëm shihen. Xhian Piero Gasperini, Antonio Konte dhe Igor Tudor.
Gasperini ka kontratë deri në vitin 2026, por nuk do të rinovojë me Atalantën . Nuk ka gjasa që ai të qëndrojë deri në skadimin e kontratës së tij dhe nëse Juventus vendos të ndryshojë trajnerin e tyre, kjo mund të bëhet një mundësi. Ai ka karizëm dhe përvojë, me bergamaskët që vjet fituan Ligën e Europës.
Opsioni tjetër është ish-lojtari, ish-kapiteni dhe ish-trajneri Antonio Konte. Një vit më parë “Zonja” e kërkoi si pasardhës së Alegrit por më pas zgjodhi Motën. Nëse ai vendos të ndahet nga Napoli pas një viti dhe Juventus do të bënte të njëjtën gjë me Motën.
Gjithashtu në garë është edhe Igor Tudor, një ish-lojtar që ka qenë tashmë te Juventusi dhe Xhorxho Kielini, tani kreu i marrëdhënieve institucionale, i cili mund të marrë një rol më të rëndësishëm.
PANORAMASPORT.AL