Në minutat e fundit të Empoli-Inter, Marko Arnautoviç tentoi një stopim që mund t’i kushtojë rëndë. Austriaku u përpëlit menjëherë në tokë duke mbajtur kofshën. Ekzaminimet që do të kryhen sot do të jenë vendimtare për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit.
Nëse konfirmohet tërheqja muskulore, sulmuesi do të duhet të ndalet për të paktën 2-3 muaj, ndërkohë që nuk duhet harruar edhe rikthimi në formë pasi vitet dhe pesha e lojtarit ndikojnë jo pak.
E teksa Simone Inzagi përmend Klasenë dhe Mikhitarianin si alternativa, klubi zikaltër duket se ka nisur menjëherë të bëjë disa sondazhe për të afruar ndonjë sulmues pa kontratë.
Xhesi Lingard (në provë në Arabi), Eden Hazard dhe Santi Mina janë emrat e parë që kanë populluar redaksi të ndryshme sportive. Belarabi, Tausend dhe Andre Aju janë gjithashtu alternativat që Interi mund të zgjedhë, por duke respektuar afatin e 13 dhjetorit si datë e fundit për të punësuar lojtarë.
PANORAMASPORT.AL