• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga mbrojtja në sulm, Interi dominon Serinë A. Ja pse zikaltërit besojnë te titulli

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Deri më tani, përparimi i Interit ka qenë pothuajse perfekt. Vetëm dy hapa fals, por më pas skuadra e Inzaghit ishte në gjendje të rikthehej dhe të fillonte më fortë se më parë. Pas kësaj pauze kombëtareje do të vijë testi me Juven, i cili do të tregojë shumë për stabilitetin e zikaltërve. Duke analizuar statistikat e 12 javëve të para të kampionatit, dominimi i Interit bëhet më i qëndrueshëm, më i rëndë, më autoritar.

inter

Simone Inzagi ndërtoi një makineri pothuajse perfekte, e cila u bllokua një herë e gjysmë pikërisht në shtëpi, përballë turmës së saj rekord. Por pavarësisht humbjes kundër Sasuolos dhe barazimit kundër Bolonjës, në të gjitha ndeshjet e tjera ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e Interit. Një skuadër që fiton dhe argëton, që bluan lojën dhe ëndërron objektiva të mëdhenj. Finalja e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar bëri që grupi zikaltër të bëjë kapërcimin përfundimtar në cilësi për sa i përket ndërgjegjësimit dhe bindje se në Itali nuk ka skuadër si Interi.

STATISTIKAT – Vendi i parë në tabelë është rezultat i një sërë rekordesh që e bëjnë Interin skuadrën më të mirë praktikisht në gjithçka. Sulmi më i mirë me 29 gola dhe mbrojtja më e mirë me 6 gola të pësuar. Lautaro Martinez është golashënuesi më i mirë në kampionat me 12 gola dhe shoku i tij i repartit, Markus Turam, është asistuesi më i mirë në Serisë A me 5 pasime fituese. Për më tepër, Interi në total është skuadra që ka regjistruar më shumë asistime (22), së bashku me Juven ka mbajtur më shumë herë portën e paprekur (8) dhe ka shënuar më së shumti gola nga mbrojtësit (5). Po ashtu, zikaltrit kanë shënuar më shumë nga topat inaktivë (9) dhe kanë përqindjen realizuese më të lartë realizuese të kampionatit (14.22%).

DOMINIMI – Por si përkthehet gjithë ky dominim? Me fillimin më të mirë në kampionat në epokën e tre pikëve. Inzagi barazoi 31 pikët e vitit të parë të Antonio Kontes dhe tani ai dëshiron të bëjë më shumë, sepse ai ekip më pas humbi terren dhe nuk mundi ta fitonte titullin. Këtë herë Simone dhe djemtë e tij janë të bindur se i kanë të gjitha letrat e nevojshme për të arritur deri në fund dhe për të festuar. Në lojë është ylli i dytë që duhet të qepet në gjoks, është ajo natë e mallkuar për të harruar e datës 27 prill 2022 në Bolonja, është dëshira e Inzagit për të fituar titullin e tij të parë si trajner dhe për të mbyllur në mënyrën e duhur rritjen e tij të jashtëzakonshme në stol.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Alarmohet Reali, Vinicius Junior lëndohet në ndeshjen me Brazilin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.