• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga mbrojtja në sulm, Juvja mund të “pushtojë” janarin

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sa shumë emra që shkojnë dhe sa shumë që vijnë te Juventusi sa i përket merkatos së janarit. Dëmtimet e Gleison Bremerit dhe Huan Kabal, kanë detyruar Xhuntolin të kërkojnë alternativa të reja në mbrojtje. Emrat kryesorë janë dy, Milan Shkriniar dhe Ardian Ismajli.

juventus

Shkriniar është i hapur për një transferim te Juventusi sa më parë, duke marrë parasysh faktin se nuk është aspak i kënaqur me aktivizimin e tij te kryeqytetasit e Francës. Ai është i gatshëm të bëjë edhe një kompromis për pagën, mjafton që të largohet nga Parisi.

Xhuntoli po e monitoron prej kohësh situatën e Shkriniarit, por pa anashkaluar sigurisht edhe mbrojtësin kuqezi, Ardian Ismajli. Ky i fundit jep garanci duke qenë se ka bërë një start fantastik sezoni me Empolin, por gjithashtu është një zgjidhje me kosto më të ulët.

Në mbrojtje ka dhe disa alternativa të tjera, por për momentin këto janë dy kryesoret që po shqyrtohen nga Xhuntoli. Sa i përket mesfushës, orët e fundit ka dalë në skenë një tjetër emër nga Atalanta. Bëhet fjalë për Ederson, mesfushori që pëlqehet shumë nga Mota dhe Juventusi mund të bëjë një investim edhe për të, pasi Duglas Luiz nuk ka bindur dhe mund të kthehet tek Aston Vila në formë huazimi.

Ky opsion po shihet me shumë vëmendje së fundmi nga Xhuntoli që kërkon t’i vejë në dispozicion një skuadër më të fortë Motës për të luftuar për titullin kampion. Nga ana tjetër, Xhuntoli e ka një sy edhe te sulmuesit, më konkretisht për një zëvendësues të Dushan Vlahoviçit. Edhe në këtë rast emrat nuk mungojnë, por ëndrra e madhe për momentin mbetet Xhonathan Dejvid i Lilës, i cili është drejt skadimit të kontratës dhe Juventusi mund ta përfitojë me një çmim më të ulët.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Foda e nis me dy sulmues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.