• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga mbrojtja në sulm, Xhuntoli fillon të zbatojë planin e verës te Juventusi

22/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi duhet të punojë në një merkato përforcimesh të rëndësishme, jo vetëm për çështje numerike, por edhe për të rindërtuar një skuadër që duhet të përballet me sfidën për të ruajtur nivele të larta konkurrueshmërie.

mota xhuntoli

Sulmi bardhezi, me Dushan Vlahoviçin gjithnjë e më larg Torinos dhe me Randal Kolo Muaninë ende të pasigurt për të ardhmen e tij me fanellën e Juventusit, do të ketë nevojë për përforcime cilësore. Xhuntoli ka nisur tashmë të punojë për të eksploruar të gjitha opsionet, duke pasur parasysh edhe transferimet me parametër zero. Situata mund të përkeqësohet nëse Juventusi vendos të investojë edhe në krahët e sulmit, në veçanti, për të blerë Konseisaon që kushton 30 milionë euro.

Edhe mbrojtja e Juventusit mund të ketë nevojë për investime të qarta. Qoftë nëse mbetet trajneri Igor Tudor, apo edhe nëse vjen ndonjë tjetër, është e mundur që të vazhdohet me një mbrojtje me tre, ndaj do të nevojiten përforcime për të garantuar soliditetin e repartit.

Lojtarë si Renato Veiga mund të largohen së shpejti, gjë që e bën edhe më urgjente nevojën për të forcuar mbrojtjen. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij projekti sportiv është Kenan Jildiz, i cili e ka deklaruar disa herë dëshirën për të qëndruar te Juventusi dhe për të ndërtuar të ardhmen me fanellën me numrin 10 në shpinë. Megjithatë, talenti i ri turk është në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, të gatshme të bëjnë oferta milionerësh.

Juventusi e di që duhet të luftojë për ta mbajtur dhe objektivi për të arritur të paktën vendin e katërt në kampionat është hapi i parë vendimtar për të mos humbur xhevahirin më premtues të skuadrës. Në mesfushë ndërkohë kërkohet me ngulm Sandro Tonali, ndërsa në sulm Viktor Osimhen dhe Lukman janë objektivat kryesorë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti: E dua Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.