Një pikë në dy ndeshje. Një fazë mbrojtëse katastrofike me 4 gola të pësuar në 180 minuta, dhe mund të kishin qenë edhe më shumë. Lojë pa identitet dhe një manovër e paqartë dhe e ngadaltë.Dhe për më tepër një zoptërim i zgjatur dhe i padobishëm i topit. Panoramë e mjerë te Milani, me Paulo Fonsekën si të pandehur kryesor, pa harruar se trajneri i ri u zgjodh nga klubi. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në dy ndeshjet e para, është e arsyeshme të pyesim nëse vendimi ishte i duhuri.
PRESIONI I LARTË – Kur të premten Fonseka deklaronte se Okafor, dhe jo Joviç, do të zëvendësonte Moratën e dëmtuar në sulm, e shpjegoi me faktin se zvicerani ishte më i prirur për presion të lartë dhe kjo i çuditi të gjithë. Sepse presionii nuk mund të varet nga një lojtar, pro duhet të jetë i organizuar. Dhe sepse, për të shtypur lart, duhet të kesh këmbë dhe egërsi që Milani, në debutimin kundër Torinos, e tregoi në mënyrë të çrregullt vetëm në fund të sfidës, në çerek orë dëshpërim, kur u rikuperua nga 0-2 në 2-2. Në 70- 80 minutat e mëparshme, “Djalli” kishte bërë presion me hope ose pa durimin e nevojshëm. Nuk mjafton të thuash “duhet t’i kapim lart rivalët”, por nevojitet të krijohen kushtet për ta bërë diçka të tillë pa rrezik. Nëse presingu dështon, është e nevojshme të parandaloni që kundërshtarët të rrëshqasin në hapësirat pas atyre që bëjnë presionin.
PA GOL – Për më tepër, kundër Parmës, djemtë e Fonsekës as nuk ushtruan shumë presion sepse rivalët, me zgjuarsi, ua “dhuruan” zotërimin e topit, 61 për qind me 39 në favor të kuqezinjve dhe qendrën e gravitetit, e cila ishte shumë e lartë për Milanin në 57 metra. Synimi i trajnerit verdheblu, Fabio Pekia, ishte i qartë: ta lëmë Milanin të avancojnë për ta goditur në kundërsulm. Dhe ashtu ndodhi me “Djallin” që sulmoi pa mbuorjë duke mos shfaqur asnjë asnjë gjurmë të një plani parandalues për të zbutur tranzicionet negative me topa të humbur. Çdo kundërsulm i Parmës mbyllej me diçka të rrezikshme përballë Menjasë. Ekipi ishte i shtrirë shumë më tepër se sa e lejojnë nivele të tilla, repartet u shkëputën dhe Parma shpërdëroi shumë kundërsulme pasi rezultati, duhet thënë, mund të kishte qenë poshtërues nëse mbrojtësi i ri Strahinja Pavloviç nuk do të mbyllte shumë nga vrimat që u krijuan. Nuk kishte asnjë gjurmë të një faze të përbashkët mbrojtëse dhe në Parma, mbrojtja e Milanit përbëhej nga Pavloviç kundër të gjithëve, por një lojtar, sado i mirë, nuk mjafton kurrë, siç tregohet nga goli i parë i pësuar, me dështimin e Kalabrias për të mbajtur Valerin në krah dhe Hernandez që la Manin të lirë për të shënuar në qendër. Nuk kishin kaluar as dy minuta nga fillimi i sfidës çka është provë e një qasjeje të butë.
NËNVLERËSIM – Përshtypja është se Fonseka, stafi i tij dhe shumë lojtarë kanë nënvlerësuar paksa të rinjtë e Parmës: Man, Zom, Mihaila dhe Boni, 4 djem “vrastarë” në fushë të hapur, me Bernabe si një drejtor me teknikë të pastër dhe intuitë të shkëlqyer. Në dy sezonet e fundit të Serisë B, Parma ka shprehur futbollin më të freskët dhe vertikal. Ishte një ekip që duhej trajtuar me kujdes. Milani e përballoi me gjoksin para dhe u ekspozua ndaj erërave që shkaktojnë lojtarët e Pekias kur shohin se fusha po bëhet më e madhe dhe ka hapësira për të goditur. Nuk duam të themi që Fonseka nuk e ka studiuar Parmën, nuk guxojmë, por që e pati nënvlerësuar pak, u pa.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL