Juventusi ka nisur grumbullimin dhe “Continassa” duket e mbipopulluar, mbi të gjitha falë lojtarëve që janë në Torino kalimthi. Konsiderohen të tillë, sepse asnjëri prej tyre nuk është në planet e Masimiliano Algerit dhe Xhuntoli ka tashmë detyrën që t’ju gjejë një klub për të vazhduar karrierën.
Nga ata të rikthyerit nga huazimet te të rinjtë e emrat që nuk bindin janë të paktën 15 lojtarë që janë me valixhe në duar, mes të cilëve emra si MeKeni e Artur, por edhe Marko Pjaca.
“TË PËRKOHSHMIT” E JUVES
TOMASO BARBIERA
XHANLUKA FRABOTA
LUKA PELEGRINI
ANDREA KAMBIAZO
ENZO BARRENEÇA
ARTUR
DENIS ZAKARIA
UESTON MEKENI
HANS NIKOLUSI KAVILIA
AKE
FILIPO RANOKIA
ALESANDRO SERSANTI
MATIAS SULE
KAIO ZHORZH
MARKO PJACA
PANORAMASPORT.AL