• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga mentaliteti te moduli, kjo Juve frymëzohet nga Konte

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ambienti të kujton disi atë të dymbëdhjetë viteve më parë. Juventusi është i uritur për hakmarrje, pas sezoneve pa trofe dhe stuhive jashtë fushës. Ai nuk luan në Kupa, mund të përqendrohet te kampionati dhe ta bëjë këtë me forcë të madhe dhe energji të reja, me një modul ku të gjithë vrapojnë, siç është 3-5-2. Po, ky gusht 2023 ka më shumë se një gjë të përbashkët me atë 2011-ës.

konte

KONTE…. MAKS Një ndryshim, në pamje të parë, qëndron te trajneri. Antonio Konte mori frenat e një Juventusi për t’u revolucionarizuar plotësisht, duke sjellë një mentalitet të ri, pasi për pesë vite pas “Calciopoli”-t, i mungonin sukseset. “Zonja” e kishte humbur zakonin e të fituarit. Pak si në dy vitet e fundit. Sot, megjithatë, nuk ka një njeri të ri në stol. Dhe jo vetëm sepse Masimiliano Alegri është rikthyer në drejtimin e Juventusit në 2021-shin. Maks nuk e ka përmbysur skuadrën siç bëri Antonio, por aplikoi vetëm disa korrigjime që tashmë duket se po japin rezultat: fitorja ndaj Udinezes në javën e parë të kampionatit tregoi një Juve të ngjashme në modul, me atë të 9/11 të sezonit të shkuar, por të ndryshme në sjellje dhe dëshirë.

STINË TË NDRYSHME Konte u përkëdhel nga një merkato plot operacione, ndërsa Alegri sheh vetëm Timoti Ueah si një blerje të vërtetë. Sigurisht, pikënisjet janë krejtësisht të ndryshme. Juve “para-kontiane” kishte dështuar në fushë dhe duhej të ngrinte nivelin e skuadrës. Mes të tjerëve mbërritën Vuçiniç, Vidal, Pirlo, Lihtshtainer… Lojtarë që më pas do të shënonin një epokë bardhezi. Skuadra e sotme, në fushë riniset nga vendi i tretë, edhe pse renditja, e prekur nga penalizimi për çështjet gjyqësore, e pa “zonjën” të zbriste në vendin e shtatë. Çuditërisht, është i njëjti rezultat si Juvja e sezonit 2010-‘11, ajo menjëherë para uljes së Kontes në stol. Megjithatë, situata e llogarive është e ndryshme.

Në verën e dymbëdhjetë viteve më parë, Juvja nuk kishte faturën më të lartë të pagave në Serinë A dhe një sërë pasqyrash financiare me të kuqe të ndezur. Bepe Marota dhe njerëzit e tij ishin në gjendje të mendonin për një merkato hyrëse duke mbajtur në konsideratë në radhë të parë arsyet teknike. Në ditët e sotme, Kristiano Xhuntoli dhe Xhovani Manna kanë si prioritet që të shesin dhe të kursejnë. Gjithsesi, duket qartë se sot në shërbim të Alegrit janë kampionë si Rabio, Vlahoviç, Kieza, pa harruar Sheznin, Danilon, Aleks Sandron dhe kur të rikuperohet, edhe Pogbanë. Janë lojtarë që kanë talent për të shitur ose që kanë fituar shumë në karrierën e tyre. Dhe më shumë se një revolucion, Alegri duhet të synojë një rigjallërim të skuadrës.

URI DHE TAKTIKË Megjithatë, të dy Juventuset kanë një dëshirë për hakmarrje. Ai i vitit 2023 jo vetëm për dy vitet pa trofe, pas festës së Kupave dhe titujve radhazi nga viti 2012 deri në 2021. Sezoni i fundit u përjetua nga shumë tifozë dhe lojtarë, si një padrejtësi. 10 pikët e zbritura nga rezultatet në fushë e lanë Juventusin pa Ligën e Kampionëve, ndaj UEFA e përfundoi punën duke u hequr bardhezinjve edhe biletën në Ligën e Konferencës. I pari që e ka vënë në dukje këtë, praktikisht në çdo konferencë shtypi apo deklaratë publike, është vetë Alegri. Konte, nga ana e tij, në vitin 2011 përdorte një injeksion krenarie pas plagëve të “Calciopoli”- t.

Trajneri nga Salento ndërtoi një Juve të egër dhe të fiksuar në ndjekje të fitores. Në fund, atëherë ai që u dorëzua ishte pikërisht Maks, trajner i Milanit të Ibrahimoviçit, kampion i Italisë një sezon më herët. Ndeshja në Udine, në njëfarë mënyre riktheu kujtesën e agresivitetit “kontian”, thuajse sikur Alegri të kishte lëshuar frenat e skuadrës. Juvja e tij ecën përpara me më pak frikë dhe maturi se në dy sezonet e fundit. Jo çuditërisht, goli i parë i Kiezës erdhi nga një rikuperim shumë lart në gjysmëfushën e kundërshtarit. Sigurisht që kjo përshtypje do të konfirmohet në muajt në vijim. Ai ka të gjithë materialin për ta bërë këtë dhe avantazhi për momentin është mosluajtja në Kupa, përtej ankesave të trajnerit livornez, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin e ngarkesës në stërvitje dhe formën fizike gjatë javës së pushimit. Një ndjesi e re për Alegrin, i cili ka luajtur gjithmonë në Europë mes Milanit dhe Juves. Tani ai kthehet pak në kohët (e largëta) të Kaljarit. Ose ndoshta, ai thjesht identifikohet me Konten e dymbëdhjetë viteve më parë, duke shpresuar tek i njëjti fund.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Befasia e ditës, Alexis Sanchez rikthehet tek Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.