• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga merkato e dimrit te e verës/ Strategjia e Milanit për sulmin

19/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jhon Duran për Milanin? Kohët e fundit nuk kanë munguar thashethemet për të ardhmen e sulmuesit të lindur në vitin 2003 nga Medejin i cili militon tek Aston Villa që nga janari i kaluar.

milan

Mëngjarashi kolumbian, fillimisht në Çikago në MLS dhe më parë në klubin ku ai lindi dhe u rrit në futboll, Envigado, tashmë po mendon të largohet nga Anglia. Shkaku është minutazhi i pakët (662 minuta) pavarësisht se ka zbritur në fushë 25 herë duke shënuar 4 gola. Huazimi është zgjidhja më e mundshme e momentit dhe kuqezinjtë po reflektojnë.

NË VERË – Nuk është mister që gjatë merkatos së verës së ardhshme Milani do të tentojë një emër të madh për sulmin. Xhonatan David i Lilës është profili më i komentuar, por befasia mund të jetë Joshua Zirkze i Bolonjës. Ai vlerësohet 40 milionë euro edhe sepse bolonjezët do të duhet t’i xhirojnë 8 milionë Bajernit.

Shifra është e lartë, por drejtuesit e “djallit” tashmë e kanë të sigurt sepse do të arkëtojnë 23 milionë euro të Atalantës për Sharl de Ketelaren, 3 nga Xhenoa për Zhunior Mssias dhe pothuajse 5 të Fenerbahçes për Rade Kruniçin, ndërkohë nuk duhet harruar se Bolonja i detyrohet kuqezinjve 12 milionë euro për kartonin e Aleksis Salmakersit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Shumë pranë finales, Inter dyfishon shifrat ndaj Lazios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.