Pas një vere duke punuar në 4-3-3, Milani këtë sezon ka luajtur shpesh me 4-2-3-1 dhe gjithashtu me 4-4-2 dhe në mes të dhjetorit ende nuk mund të themi as cila është skema bazë, e as kush janë të ashtuquajturit titullarë. Ndeshja e së shtunës ndaj Atalantës ishte simbolike në këtë kuptim: Pioli u detyrua nga lëndimet të vendoste në qendër Teon, por në fazën e ngritjes francezi shpesh ndërronte vend me Florencin me rezultatin e mosdhënies, por edhe mungesës së pikave të referimit.
Kur në fushë u fut Benaser për një Çukvueze të pakapërdijshëm, trajneri e zhvendosi Musahun në të djathtë, i cili pas kartonit të kuq në Kalabria luajti edhe si mbrojtës i krahut. Loftus-Çik luajti si mesfushor, por më pas edhe si sulmues përkrah Zhirusë, teksa Reijnders kaloi të gjitha minutat e tij në kërkim të pozicionit të duhur…
Me pak fjalë, një konfuzion i madh që bëri që skuadra të vuante shumë ndaj një Atalante të fashuar. “Djalli”, duke pësuar edhe një gol nga një rivënie anësore dhe prodhoi një humbje që ka shijen e një dënimi përfundimtar për shpresat e titullit.
SAJESA – Teknuiku i “Skudetos” së fundit në verë kishte vendosur të ndryshonte petkun e ekipit të tij, por pas një fillimi jo shumë brilant nga pikëpamja e pamje e lojës por gjithsesi inkurajuese nga ajo e rezultateve (vendi i parë në renditje) kuqezinjtë kanë pësuar një seri të gjatë dëmtimesh, veçanërisht ato muskulare, të cilat javët e fundit e kanë bërë thuajse të pamundur punën e trajnerit, i cili në plot kuptimin e fjalës i është dashur të shpikë zgjidhje të sajuara për çdo ndeshje apo ndeshje në zhvillim dhe të ndryshme çdo herë (nuk është rastësi që fitorja jashtë fushe mungon për më shumë se dy muaj).
KU ËSHTË PROBLEMI? – A është i gjithë faji i “fatit të keq” që ka futur kaq shumë emra të mëdhenj në infermieri deri tani?
Jo, ose të paktën jo vetëm sepse mungesa e alternativave ose në çdo rast alternativat jo në lartësinë e titullarëve mund t’i atribuohet një merkatoje jo të plotë dhe gjithashtu karakterizohet nga gabime të mëdha (dhe shumë të shtrenjta) si ai i Çukvuezes, i cili erdhi për të bërë Milanin të rrezikshëm edhe në të djathtë, por në mesin e dhjetorit “djemtë e merkatos” ende nuk kanë lënë gjurmë dhe të shtunën humbën në mënyrë sensacionale ‘derbin e zhgënjimeve’ me De Ketelaren, i cili ishte një gjemb i vazhdueshëm në këmbët e mbrojtjes së brishtë kuqezi.
PANORAMASPORT.AL