Interi kryesues me 28 pikë dhe Juventusi i dyti me 26. Mjafton të shohim të dhënat e investimeve për tri vitet e fundit,pagat dhe goditjet në merkato për të kuptuar se konkurrenca kokë më kokë është reale dhe jo vetëm në fushë.
Edhe pse me politika dhe situata të ndryshme korporative, dyprotagonistët e derbit italian janë rikthyer përballë njëritjetrit dhe synojnë objektivin më të rëndësishëm, atë “scudetto” që Masimiliano Alegri e ka fituar 5 herë në eksperiencën e tij të parë në Torino, ndërsa Simone Inzagi (i cili kafestuar si lojtar me Lacion) është ende në pritje të herës sëtij të parë, pasi një finale Champions-i të humbur, 2 Kupash Italie dhe 2 Superkupa të Italisë.
PROBLEME DHE URI – Deri më tani të dyja klubet kanëndarë rolin e favoritit. Nëse Bepe Marota mendon se “të jesh në gjendje të planifikosh sezonin pa Kupa është avantazh i madh”, te Juvja nuk ndalen kurrë së përsërituri se kaskuadra më të pajisura për të marrë kurorën e kampionëvetë Italisë, duke vënë gjithmonë zikaltrit në vend të parë.
Sigurisht historia e fundit e “Zonjës” ka qenë më pak linearese ajo interiste dhe Alegri e djemve të tij u është dashur tëkalojnë një seri të gjatë vështirësish që nuk kanë të bëjnëme futbollin e luajtur. Ngaeliminimi i drejtuesve të lartënë strukturën e re drejtuese me Kristiano Xhuntolin në rolin edrejtorit teknik, nga procedimet ligjore te 10 pikët e dënimit deri në përjashtimin për një vit nga Kupat e Europës.
“Ngjarje tëpapritura”, siç i quan trajneri, të cilat nuk mund të mos kenëpasur një peshë në psikikën elojtarëve, por që ndoshta përfunduan duke pasur edhe efekt elektroshok, duke uashumëfishuar urinë dhe ambiciet.
NDRYSHIM DHE VAZHDIMËSI – Juventusi ka ndryshuar lëkurën e tij në çdo kuptim në këto tri vite, megjithatë ka një pronësi të fortë pas saj, familjen Anjeli, e cila ështëmësuar të fitojë dhe dëshiron të fillojë ta bëjë këtë sërish,siç tregohet nga rritja e kapitalit të fundit.
Shumë lojtarëjanë larguar dhe madje edhe merkatoja ka pasur një evolucion të ndryshëm në krahasim me të kaluarën, megjithatë vazhdimësia është garantuar me udhëzuesin teknik: Alegri u zgjodh nga Andrea Anjeli, por u konfirmua dhe u mbrojt fuqishëm nga Xhon Elkan, i cili mori një rol gjithnjë e mëqendror pas lamtumirës se presidentit te 9 kampionateveradhazi.
MERKATO – “Konti Maks” trashëgoi një ekip gjithnjë e mëtë ri dhe më pak i lidhur me një të kaluar sigurisht tëlavdishme, por edhe të rëndë. Nga blerjet e çmendura kaluam në investime më të synuara dhe besim te djemtë e ekipittë të rinjve, tani një rezervuar fiks që skuadra e parë epërdor në fillim të çdo sezoni.
Nga viti 2021-2022 e deri mësot, pra që kur Alegri u kthye në drejtimin e “zonjës”, klubika shpenzuar pak më pak se 330 milionë euro në merkato,me një pagë bruto asnjëherë më të ulët se 100 milionë. Investimi më i rëndësishëm ishte Dushan Vlahoviç, 80 milionë i paguar për Fiorentinën në janar 2022, ndërsa dështimi mbetet padyshim Pol Pogba, i cili u rikthye në zero në verë ne 2022, por me një pagë të rëndë (8 milionë plus 2 bonus), në përpjesëtim të zhdrejtë me performancën e tij në fushë.
Sezoni i kaluar ishte më i frytshmi, me një merkato të profilit të ulët (dhe me kosto të ulët) të diktuar nga nevoja për të kompensuar 80-100 milionët e munguara këtë sezon për shkak të dështimit për të marrë pjesë në Champions, që skuadra kishte fituar në fushë, duke përfunduar në vendin e tretë.
PO NË JANAR…- Edhe për këtë arsye Juvja kërkon përforcime për janarin: Interi, i zënë në shumë fronte, ka një skuadër më të gjerë se ajo bardhezi, e cila është ndërtuar vetëm për kampionatin dhe gjithashtu është e detyruar të përballet me skualifikimin e dyfishtë të Pogbasë (doping) dhe Faxholit (bastet). Një ndihmë e vogël, veçanërisht në mesfushë, mund të jetë e dobishme, sidomos nëse “zonja”synon të vazhdojë deri në fund garën me Interin.
PANORAMASPORT.AL