• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Olize i frikshëm në Mynih, te rënia e lirë në kohë të shkurtër me Bajernin

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si nënshkrimi i ri më i shtrenjtë i Bajern verën e kaluar, Mishel Olize, filloi një sezon të furishëm. Por pas një faze fillestare brilante, francezit të ri duket se po i mbaron fuqia për momentin. Fillimi i sezonit vështirë se mund të kishte shkuar më mirë për Mishel Olize.

mishe

Në nëntë ndeshjet e tij të para konkurruese për rekordmenët gjermanë, 22-vjeçari shkëlqeu me gjashtë gola dhe tre asistime. Sidomos në fitoren 5-0 si mysafir në Bremen, kur shënoi dy gola dhe “përgatiti” dy të tjerë, Olize tregoi klasin e tij dhe u vlerësua nga tifozët dhe ekspertët.

Por tani gjërat nuk po shkojnë më aq mirë për mesfushorin me prirje ofensive. Që nga pushimi ndërkombëtar në tetor, Olize ka arritur vetëm një gol dhe dy asistime në dhjetë paraqitje. Në fund të fundit, në klasiken e Bundesligës kundër Borussia Dortmundit, ai asistoi golin e rëndësishëm të barazimit me autor Xhamal Musiala.

Megjithatë, forma e tij aktuale është shumë larg pritshmërive. Para etapës aktuale, francezi konsiderohej gjithashtu një yll në rritje në Francë. Ai bëri debutimin e tij për “Gjelat” në shtator dhe tani ka luajtur katër ndeshje ndërkombëtare, edhe pse pa shënuar gol. Mishel Olize mund të përballet me një sfidë të re në ndeshjet e ardhshme, për shkak të dëmtimit të Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Merret vendimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.