• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga parada te tuneli i nderit, Liverpuli bën gati festën

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpuli është kaq pranë titullit të Pre mier Ligës, sa kanë filluar ta ndjejnë. Barazimi 2- 2 i Arsenalit në shtëpi ndaj Kristal Palasit të mërkurën në mbrëmje i lë ata 12 pikë prapa Liverpulit, me vetëm katër ndeshje të mbetura për “Topçinjtë”.

liverpul

Liverpuli ka edhe pesë ndeshje të tjera për të zhvilluar dhe tani i duhet vetëm një pikë, kur të presë Totenhemin të dielën, për të fituar titullin e Premier Ligës. Nëse Liverpuli siguron titullin kundër “Spërsave”, ata mund të marrin duartrokitjen në korridorin e nderit në “Stamford Bridge”, kur të luajnë kundër Çelsit më 4 maj.

A mund ta fitojë Liverpuli titullin kur Arsenali të vizitojë “Anfield”? Po, ekziston një skenar kur kjo mund të ndodhë, por do të duhej që: Liverpuli të humbiste ndaj Totenhemit këtë fundjavë, si dhe të humbiste edhe ndeshjen e radhës në Premier Ligë kundër Çelsit, ndërkohë që Arsenali duhet të mposhtë Bornmëthin në ndeshjen e tij të radhës. Nëse të gjitha këto ndodhin, atëherë Liverpulit do t’i mjaftonte vetëm një pikë në “Anfield” kundër Arsenalit për të fituar titullin.

Kur do ta ngrejë Liverpuli trofeun? Nëse “Reds”-at fitojnë titullin, që është thjesht një formalitet, atëherë do t’u dorëzohet trofeu i Premier Ligës pas ndeshjes së fundit në shtëpi, kundër Kristal Palasit, të dielën më 25 maj. Kjo do të ishte hera e parë që tifozët e klubit do ta shohin ekipin e tyre të ngrejë titullin në stadium, që nga maji i vitit 1990.

Si janë koeficientët për titullin? Sa u përket basteve, garës për titull i është dhënë fund prej kohësh! Madje, disa kompani bastesh kanë nisur që të shlyejnë bastvënësit që kanë parashikuar “Reds”-at kampionë disa javë më herët.

A do të ketë paradë me trofeun? Duke marrë parasysh se tifozët e Liverpulit nuk patën mundësi të festonin titullin e mëparshëm në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të “Covid”-it, tani pritet që skuadra të organizojë një paradë me autobus të hapur në qytet nëse shpallen kampionë. Megjithatë, kjo do të konfirmohet zyrtarisht më vonë.

Sa tituj kanë fituar? Nëse Liverpuli fiton këtë sezon, atëherë do të barazohet me rivalin e përjetshëm, Mançester Junajtid, me 20 tituj të kampionatit anglez, dy prej të cilëve në epokën moderne të Premier Ligës.

Cili klub anglez ka më shumë trofe? Liverpuli ka fituar 19 tituj kampionë dhe 20 kupa vendase, ndërsa Mançester Junajtid ka 20 tituj kampionë dhe 19 kupa vendase. Kjo do ta vendoste Liverpulin përpara rivalëve të tyre të përjetshëm për sa i përket suksesit vendas. Liverpuli ka më shumë suksese në skenën evropiane dhe botërore gjithashtu, me 14 trofe ndërkombëtarë, krahasuar me tetë të fituar nga Mançester Junajtid. Një diferencë prej 14 trofesh ndan “Djajtë e kuq” nga vendi i tretë, Arsenali, me “Topçinjtë” që kanë fituar 31 trofe të rëndësishëm gjatë 133 viteve të fundit. Pas tyre vijnë: Çelsi me 28 trofe, Mançester Siti me 27, Aston Vila me 21, Totenhemi me 17 dhe Evertoni me 15 trofe.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Norris zbulon defektin e tij personal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.