Adnard Mehmeti është zyrtarisht një lojtar i Vllaznisë. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Partizanin, duke siguruar shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar për sezonin e ri.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Adnard Mehmetit, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas marrëveshjes së arritur me KF Partizanin.
Një futbollist me cilësi dhe potencial, që vjen për të forcuar radhët e kuqebluve dhe për të dhënë kontributin e tij në objektivat e sezonit 2026-2027.
I urojmë Adnardit shumë suksese me fanellën e Vllaznisë, shëndet dhe sa më shumë fitore e momente të bukura së bashku me tifozët tanë!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
Teilen: