• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Pedri te De Jong dhe Lamin Jamal, njihuni me “maratonomakët” e Flikut

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona është e zhytur në një maratonë ndeshjesh. Pas pushimit të kampionatit në fundjavën e 22 dhe 23 marsit për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, katalanasit po përjetojnë një sezon vërtet frenetik.barcaNë fakt, ata kanë luajtur 13 ndeshje, disa prej të cilave vendimtare në vetëm 40 ditë. Hansi Flik është përpjekur të vendosë ritmin në skuadër dhe të pushojë shumë lojtarë, duke kryer rrotacionet e duhura, por tre prej tyre kanë marrë pjesë në të gjitha këto ndeshje gjatë një muaji e gjysmë të fundit. Ata janë: De Jong, Pedri dhe Lamin Jamal. Qoftë si titullarë apo duke ardhur nga stoli, ata janë të vetmit lojtarë të Barçës që kanë luajtur në këto 13 ndeshje. Pedri ka luajtur si zëvendësues në një rast, kundër Dortmundit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve. Në të gjitha ndeshjet e tjera, qoftë La Liga, Kupa apo Liga e Kampioneve, ai ka qenë gjithmonë në formacionin titullar.

Lamin Jamal, nga ana e tij, ka qenë titullar në 11 nga këto ndeshje. Anësori katalanas luajti si zëvendësues vetëm kundër Selta Vigos. Në stadiumin “José Zorrilla” ai pushoi fare pak, pasi dëmtimi i Dani Rodríguez e detyroi të hynte në fushë para minutës së 30-të. De Jong, nga ana tjetër, i është dhënë një dozë pak më e ekuilibruar nga Hansi Flik. Edhe pse ka luajtur në të 13 ndeshjet e kësaj maratone të veçantë, ai ka hyrë nga stoli në katër prej tyre: Girona, Leganes, Majorka dhe Vajadolid.

Përveç kësaj, këta tre lojtarë, përjashto ndonjë të papritur të orës së fundit, do të luajnë si titullarë edhe të dielën kundër Realit të Madridit në stadiumin olimpik në “Montjuiç”, një ndeshje kyçe për titullin në La Liga. Prandaj, ata do të kenë 14 ndeshje në 45 ditë.

MË SHUMË PUSHIM – Pjesa tjetër e lojtarëve që kanë luajtur më shumë këtë sezon, kanë pushuar në disa ndeshje këtë muaj e gjysmë ose kanë humbur ndeshje për shkak të lëndimeve. Për shembull, Injigo Martínez nuk ishte i pranishëm kundër Betisit ose në Dortmund. Rafinja ishte jashtë fushave, pasi u kthye nga angazhimet me Brazilin. Levandovski, Kunde dhe Balde janë detyruar të pushojnë për shkak dëmtimi. Shezni i la vendin Ter Shtegenit kundër Vajadolidit… Katalanasit po i afrohen fundit të një periudhe shumë të vështirë me 360 minuta të mbetura. Mes tyre, “El Clasico” e së dielës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Erion Sadriu shpallet “Ylli i javës” në Superligën e futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.