• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga “pengu” i Mynihut te tërheqja pa bujë, rrëfehet babai i Ozilit: Mesuti pranë Bajernit në 2010, por dashnorja…

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesut Ozil vazhdon të ngrihet në piedestal nga shumë analistë të futbollit rreth kontributit të vyer për ekipet ku ka lënë “gjurmë”, që nga “lindja” Shalke, transferimi “mbretëror” te Reali, kalimi në Ishull tek Arsenali dhe mbyllja pa lavdi e një karrierë me shumë ulje-ngritje në Turqi.

ozil

Babai i ish-mesfushorit gjerman me origjinë turke, Mustafa Ozil, ka rrëfyer disa pengje nga kalvari i aventurës profesionale të djalit të tij, aty ku ka krijuar jo pak bujë arsyeja e moskalimit në Mynih te Bajerni.

BABAI I OZILIT- “Në vitin 2010 Mesut ishte thuajse lojtari i klubit më të titullar në Gjermani, përpara se të kalonte të Reali. Megjithatë, ekipi i Bajernit vendosi kundër për shkak të lidhjes së djalit tim me aktoren Ana-Maria Lagerblum, e cila ishte martuar dhe për ta kjo femër nuk përbënte figurë të mirë dhe promovonte vlera jopozitive”, vijonte Mustafa Ozil.

Edhe pse lidhja mes Ozilit dhe Lagerblum zgjati pak muaj në atë periudhë, mjaftoi për t’i mbyllur “derën” transferimit te rekordmenët e Bundesligës. Më pas me nota ta larta emocionale i ati i ish-mesfushorit u ndal edhe te largimi nga futbolli pa bujë i Ozilit.

LARGIMI NGA KOMBËTARJA- “Ai (Ozili) u përdor nga institucion e origjinës pranë personazheve me detyra të rëndësishme, të cilat shkaktuan pakënaqësi në Gjermani. Nuk e kuptova se ku qëndroi akuza e racizmit dhe mosrespektimit.

Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do taktheja kohën mbrapa, do ta ndaloja djalin tim të bënte fushatë afër atyre personaliteteve shfrytëzuese, e ku i shkatërruan karrierën e mëvonshme me përfaqësuesen gjermane.

Tepër i trishtuar që Ozili e mbylli në këtë mënyrë me ‘pancerat’. Atletët profesionistë nuk kanë lidhje me ndikime politike apo gjëkundi, ama Mesutin e përdorën fatkeqësisht”, përfundoi i zhgënjyer Mustafa Ozil (babai i ish-mesfushorit Ozil) në intervistë për “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Murat Yakin: Nëse Izraeli humb të dielën kundër Kosovës, Zvicra mund të sigurojë kualifikimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.