• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga përgjimet del edhe emri i Vrionit

03/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Itali vijojnë hetimet në lidhje me disa klube që dyshohen për fitime fiktive të kapitaleve, të njohura ndryshe si plusvalenca. Janë të tilla lëvizje në merkato që shtyjnë klubet të transferojnë apo ndërrojnë lojtarët për të dalë më pas me një bilanc pozitiv.

Së fundmi, nga një hetim i Guardia Di Finanza ka dalë në pah një përgjim telefonik mes drejtorit të Juventus Next Gen, Giovanni Manna dhe një drejtuesi të Luganos ku përfshihet edhe lojtari i kombëtares, Giacomo Vrioni.

Drejtuesi i bardhezinjve thekson qartë se transferimi i sulmuesit shqiptar te Juventus është bërë vetëm për shkak të plusvalencave. “Kemi Vrionin në skuadër, por bëhej fjalë për një plusvalencë dhe duhej ta merrnim”, shprehet Manna, drejtuesi i Juventus.

Kujtojmë se Vrioni kaloi fillimisht nga Sampdoria te të rinjtë e Juventus në janar të vitit 2020, ndërsa ia doli të mbërrinte edhe në ekipin e parë.

Aktualisht, 24-vjeçari është pjesë e New England në Amerikë ndërsa ka edhe një eksperiencë me Tirol në Austri.

Kujtojmë se Juventus është një nga klubet e dënuara për çështjen e plusvalencave dhe në sezonin e fundit skuadrës iu hoqën 10 pikë.

Next Post

Brengosja e Klopp

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.