• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga plazhi te lavdia, Shezni: Nuk keni parë gjë ende!

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 janar 2025, Vojçekj Shezni pati një paraqitje katastrofike në “Da Luz”, kundër Benfikës pavarësisht fitores 4-5 të Barcelonës në atë takim. Ai u shpall “fajtor” për tre nga katër golat e Benfikës atë mbrëmje. Pavarësisht saj, trajneri Hansi Flik ruajti besimin e tij tek ai dhe e quajti atë numrin një të padiskutueshëm në portë.

shezni

Polaku shpagoi gjithçka vetëm pak javë më vonë në të njëjtën skenë, ndaj të njëjtit rival. Nëse Rafinja ka meritën e të shënuarit të golit të vetëm të ndeshjes, atë fitores, Shezni ka meritën se u kthye në një “mur” i pakalueshëm për luzitanët.

Puna e të gjithë skuadrës ishte titanike, por Shezni dukej sikur kishte më shumë se dy duar. Gjithsej, ai bëri tetë pritje, një rekord për një portier të Barcelonës në një ndeshje të Champions pa pësuar gol. Portieri i Barcelonës përcolli një ndjenjë sigurie absolute tek shokët e tij. Pedri, Rafinja, Flik e me radhë të gjithë lojtarët e Barcelonës e kanë vlerësuar maksimalisht numri një të portës. Koha ka dëshmuar se Flik kishte të drejtë në vendimin e tij për t’i besuar “pensionistit” polak portën blaugrana.

DEKLARATA – Ish-portieri i Juventusit ka folur për mediat pas fitores së Barcelonës, duke përçuar një mesazh domethënës. “Nëse mendoni se kjo ishte ndeshja ime më e mirë, bëhuni gati për më shumë, sepse më e mira nuk ka ardhur ende”, deklaroi ai për “Movistar”.

Shezni ka folur edhe për ndeshjen në tërësi. “E kuptuam se çfarë duhej të bënim. Nuk mund të luanim hapur, duhej të ishim bashkë, kompakt, duke kufizuar tranzicionet e tyre. Ne treguam se mund të fitojmë ndeshje duke dëshmuar anën tjetër të kësaj skuadre, shpirtin luftarak dhe të sakrificës”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK: Kosova do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit “Hat Trick” të UEFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.