Wednesday, 19. August 2026
Sport

Nga Portugalia në Kosovë – Malisheva konfirmon huazimin e talentit Lorent Talla

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

FC Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin portugez Rio Ave FC për huazimin e mesfushorit ofensiv, Lorent Talla, për sezonin 2026/27.

Talla, i cili më herët ka qenë pjesë edhe e skuadrës angleze Queens Park Rangers, do ta vazhdojë karrierën te FC Malisheva, transmeton lajmi.net.

Klubi i ka uruar mirëseardhje futbollistit, duke e bërë pjesë të skuadrës për sezonin e ri.

Njoftimi i plotë: 

Kemi arritur marrëveshje me Rio Ave FC për huazimin e mesfushorit me tipare sulmuese Lorent Talla për sezonin 2026/27.

Talla, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Queens Park Rangers në Angli, do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra jonë.

Mirë se vjen, Lorent! 💙🤍./lajmi.net/

Teilen: