Nga Rovela te Dius e Shtiler, “algoritmi” kuqezi nxjerr listën Nuk është një mister që Milanit i duhet të paktën një mesfushor, për të mos thënë dy. Në klub kanë nisur kërkimet edhe pse nga afati i merkatos na ndajnë thuajse dy muajt.
Siç dihet, kuqezinjtë përdorin një algoritëm i cili në bazë të kritereve të nevojshme zbulon edhe profilet e dobishme. Për këtë arsye, ekspertët e “Djallit” kanë stiluar një listë prej gjashtë futbollistësh që përshtaten me nevojat e skuadrës së Fonsekës.
NIKOLO ROVELA – Në listë është ndoshta ai që ne njohim më mirë. I freskët nga thirrja dhe debutimi i tij si titullar me kombëtaren e Spaletit, Rovlla është padyshim një nga mesfushorët më në formë të kampionatit. Regjisor i Lacios, ka luajtur 10 sfida si titullar, është afër perfeksionit në numrin e pasimeve të suksesshme (93%), qarkullon shumë topa, rikuperon dhe është garanci në mesfushë.
NIKOLAS GONZALES – I formuar në akademinë e Barcelonës, ai debutoi me Blaugranat në vitin 2021. Më pas kaloi një vit në formë huazimi në Valencia dhe tani është te Porto. 22 vjeç, por në një farë mënyre luan si veteran. 15 herë besim nga trajneri si titullar dhe ai e ka shpërblyer me gola dhe paraqitje të nivelit të lartë. Kartëvizita është padyshim personaliteti, por Porto dihet se është një dyqan i shtrenjtë.
RAFAEL ONIEDIKA – Edhe pse me fanellën e Bryzhit, hera e tij e parë në “San Siro” përfundoi pas vetëm 40 minutash me një karton të kuq mbi supe për shkak të një ndërhyrje vrasëse në dëm të Reijnders. Vetëm 23 vjeç, por di të qarkullojë topin si të ishte dhjetë vjet më i madh. Ai është kapiteni i skuadrës dhe dy vjet më parë vlente 10 milionë euro. Me paraqitje niveli dhe cilësi, tashmë vlen të paktën 5-fishin.
ANXHELO SHTILER – Mesfushori që është rritur te Bajerni i Mynihut dhe po i befason të gjithë në fillim të sezonit në Bundesligë. Mëngjerashi 23-vjeçar është nga ata elementë që e kërkojnë gjithmonë topin, siç e dëshmon mesatarja e mbi 90 prekjeve për ndeshje. Me Shtutgartin po bën namin pas dy vitesh pozitive me Hofenhamin. Prej shtatorit është pjesë e kombëtares gjermane, ndaj duhet pasur kujdes Bajerni që mund ta rikthejë në bazë.
KUINTEN TIMBER – Nëse kërkoni emrin e tij në Google, do ta gjeni veten të përmbytur me video të golave, asisteve dhe driblimeve. Këtë vit ai ka shënuar katër gola në Eredivisie. Holandez, i lindur në 2001, ai dallohet për gjuajtjet (1.8 për ndeshje) dhe di të punojë mirë në hapësira. Shumë shpërthyes, ai mund të jetë i dobishëm për kuqezinjtë për shkak të aftësisë së tij të madhe rikuperuese (mesatarisht mbi 2 për ndeshje). Kuriozitet: në 5 daljet e fundit me Holandën, ai luajti gjithmonë në mesfushë, duke i dhënë mundësinë Reijnders për të zaptuar hapësirat pas sulmuesve.
PANORAMASPORT.AL