free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 23, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Nga shkarkimi te rekordi, 5 muajt e “të urtit” Inzagi

18/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pesë muaj më parë Simone Inzagi ishte një hap larg shkarkimit. Interi humbi në shtëpi ndaj Monzës dhe ekzistonte rreziku i madh që skuadra zikaltër të mbetej jashtë zonës së Champions League.

Inzagi

Pesë muaj më vonë bota u përmbys për trajnerin e zikaltërve që fitoi derbin e pestë radhazi. Në momentin më të komplikuar, Simone bëri një kthesë të fuqishme si një shofer i zoti, e mori sërish në kontroll Interin dhe pasi e udhëhoqi drejt një finaleje të madhe sezonin e kaluar, nuk ka bërë asnjë hap të gabuar në sezonin 2023-2024. Rinovimi i kontratës deri në vitin 2025 është një shpërblim i merituar për një trajner, i cili si një sfungjer përthithi kritikat e ardhura gjatë sezonit të kaluar. Në mes të korrikut, kur filloi faza përgatitore, drejtuesit i bënë të qarta gjërat, duke nënvizuar se objektivi ishte të qepte yllin e dytë në gjoks dhe se performanca në Serinë A duhej të ishte e ndryshme në krahasim me 12 muajt e fundit. Simone e mësoi përmendësh mesazhin dhe arriti katër suksese në katër javët e para.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Interi i tij luan tani përmendësh dhe ka vazhduar aty ku e la, domethënë nga ato gjashtëdhjetë ditë, midis prillit dhe qershorit, të cilat ishin pothuajse perfekte. Megjithatë, krahasuar me sezonin e kaluar, Inzagi ka tashmë një merkato shtesë, që i ka ndryshuar 13 lojtarë duke shtuar më shumë cilësinë mesfushë me një si Fratezi dhe dy alternativa të vyera si Klasen dhe Sensi. Ky Inter është i fortë, por nuk e ka treguar ende plotësisht fuqinë e muskujve të tij.

QETËSIA – Megjithatë, forca e Simones është një tjetër: qetësia që transmeton dhe qetësia që nuk e humbet kurrë. Ish-trajneri i Lacios është mësuar të ndjekë rrugën e tij dhe, edhe nëse nuk e ndryshon kurrë formacionin, ai është shumë i zoti në ndryshimin e qëndrimit taktik. Dy ndeshjet e para i fitoi duke ushtruar presion lart, ndaj Fiorentinës alternoi presionin sulmues të minutave të para me një bariqendër më të ulët për të shfrytëzuar kundërsulmet, ndërsa kundër Milanit u mbrojt dhe rrëzoi kuqezinjtë në kundërsulm. Stafi i tij i përgatit ndeshjet edhe në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve. Deri më tani ata nuk kanë humbur asnjë goditje dhe nga ai 15 Prill krejt papritur duket sikur ka kaluar një jetë.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Arsenal gati të “blindojë” Odegaard, “topçinjtë” hapin “thesin” për norvegjezin

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In