Nga humbja kundër Zvicrës në Europian tek 3-0 kundër Norvegjisë: 4 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, viti katastrofik që vulosi fatin e Spalletit në krye të kombëtares Italian.
Pas një viti nga paraqitja pozitive në Nations League përparimet e kombëtares italiane u fshinë në natën e Oslos. Ishte krijuar iluzioni se ishte rigjetur një Itali, nëse jo në nivelin e skuadrave të mëdha, të paktën… pranë tyre.
Norvegjia bëri të kuptohet se realiteti është shumë ndryshe dhe se “kurimi Spalletti” pas Evropianit pati efekte shumë të kufizuara. Brenda dymbëdhjetë muajve u kalua nga humbja kundër Zvicrës 2-0, më 29 qershor 2024 me eliminim në 1/8 e finales në Euro 2024 në Gjermani, te humbja e thellë 3-0 të premten ndaj Norvegjisë së Haaland.
Nëse mendonin se kundër Zvicrës kishim prekur fundin, për fat të keq gabonin, pasi trajneri nuk e gjeti zgjidhjen e problemit.
Shtatorin e kaluar, pasi mundën Francën në Paris 3-1 dhe Izraelin në fushë neutrale në Budapest, u besua gjerësisht se kishin dalë nga fundi i pusit. Merita i takonte entuziazmit të rikthimit në mesfushë nga Tonali, i cili kishte kryer pezullimin për çështjen e basteve. Ish-lojtari i Milanit solli gjallëri, mungesa e Barellës nuk u ndje shumë dhe ekipi rifitoi energji, duke barazuar me Belgjikën në tetor dhe duke mposhtur bindshëm Izraelin me rezultatin 4-1.
Kombëtarja shkëlqeu përsëri dhe barazimi kundër “Djajve të Kuq” erdhi pasi mbetëm me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Pellegrinit sepse deri në atë moment italianët kryesonin me rezultatin 2-0 dhe ishte e qartë që po dominonin.
Në ndeshjen e fundit të grupit në Nations League kundër Francës, Italia ishte e pozicionuar në renditje para “Gjelave” francezë dhe besonin se ishin më të mirët, por skuadra e Deschamps i mposhti në “San Siro” me tre gola të shënuar nga goditjet standarde, duke i dërguar “Azzurët” në “play-off” për një biletë në Euro 2024.
Asnjë kualifikim në katërshen finale të Nations League, e megjithatë ekzistonte përshtypja se kombëtarja italiane mund të konkurronin me të gjithë, për sa kohë reduktonin numrin e golave të pësuar nga goditjet standarde.
Me sa duket gjithçka ishte vetëm një iluzion për tifozët italianë pasi nata turpëruese në Oslo ishte shuplaka e fundit për Spallettin dhe “Azzurët”.