• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga shtesat te transfertat dhe flamujt, Champions gati për reformën II

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA po shqyrton tri ndryshime të mëdha në formatin e Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm, përfshirë një që vjen pas një ankese nga Arsenali.

CHAMPIONS

Champions ndryshoi këtë sezon me formatin e ri të quajtur “modeli zviceran”, por tashmë po shqyrtohen ndryshime të tjera përpara se të nisë sezoni i ardhshëm. Sipas gazetës gjermane “Bild”, 3 janë ndryshimet e reja po merren në konsideratë për sezonin 2025-26.

AVANTAZHI I RENDITJES – Avantazhi i ndeshjes së dytë në shtëpi për skuadrat me renditje më të lartë është një ndryshim që do të diskutohet pas një ankese të Arsenalit, i cili reagoi pasi luajtën shumicën e ndeshjeve të kthimit të fazës me eliminim direkt në transfertë. Aktualisht, skuadrat që renditen në 8 vendet e para në fazën e Ligës shmangin një ndeshje shtesë (“play off”) dhe automatikisht luajnë ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tave në shtëpi. Por, ky avantazh nuk vlen për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Arsenali, që përfundoi i treti në fazën e Ligës, e luajti ndeshjen e dytë të çerekfinales ndaj Realit në “Bernabeu” dhe gjithashtu do të luajë ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër PSG-së në Paris. Ata ndihen se duhet të shpërblehen për renditjen e tyre më të lartë, duke qenë se luajtja e ndeshjes së kthimit në shtëpi shihet si avantazh.

KOHA SHTESË – UEFA po mendon gjithashtu të heqë kohën shtesë në rast se një ndeshje përfundon në barazim në fazën me eliminim direkt. Në vend të saj, do të kalohej direkt te penalltitë. Ky propozim vjen si pjesë e përpjekjeve për të ulur ngarkesën fizike të lojtarëve dhe për të reduktuar dëmtimet.

KLUBET NGA NJË SHTET – Ndryshimi i fundit, mund të jetë ai për klubet që prezantojnë të njëjtin shtet. Këtë vit, pamë që PSG-ja të përballej me Brestin në “play off”, Bajerni luajti kundër Leverkusenit dhe Reali kundër Atletikos në 1/8-tat. Por UEFA mund të rikthejë rregullin që mbron klubet e të njëjtit vend deri në çerekfinale, i cili ishte në fuqi përpara ndryshimit të formatit të Champions-it këtë sezon.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT..AL

Next Post

Jamie Vardy, largohet nga Leicester City pas 13 vjetëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.