• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Shtetet e Bashkuara te Barcelona, ja cilat janë klubet e interesuara për shërbimet e Leo Mesit

04/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leo Mesi është pa skuadër. Ylli argjentinas luajti ndeshjen e tij të fundit me PSG-në ditën e djeshme dhe tashmë është një lojtar i lirë.mesi

Gjithsesi interesi për të nuk mungon, pasi shumë klube janë vënë prej kohësh në garë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e 35-vjeçarit.

Barcelona është e para, me klubin spanjoll që kërkon at rikthejë në shtëpi argjentinasin, i cili u largua përpara dy vitesh. Gjithsesi për ta do të jetë e vështirë, pasi problemet financiare mund të bëhen një pengesë për katalanasit.

Nga ana tjetër ndodhet Inter Majemi. Dejvid Bekham e ka shprehur prej kohësh interesin që ka për Leo Mesin dhe duket se e ka bërë gati ofertën për ta bindur.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Al-Hilal, e cila ka ardhur me një ofertë faraonike për kampionin e Botës. Gjithashtu mediat spanjolle bënë me dije se Mesi e kishte pranuar tashmë ofertën e arabëve dhe çdo gjë pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Gjithashtu mediat raportojnë se janë dhe klube të tjera të cilat kanë shfaqur interes për Mesin, por ende nuk kanë bërë asgjë konkrete.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Milani gjen zgjidhjen në sulm, kuqezinjtë në bisedime të avancuara me ish-in e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.