Paulo Fonseka doli nga radarët. Bota po flet për diçka tjetër, kuqezinjtë e Milanit janë zhvendosur nga Karlo Ançeloti, merkato ka nisur zyrtarisht dhe po merr hapësirën që i takon.Fazë tranzicioni fundja, e megjithatë, Milani i së nesërmes po projektohet tani, shpesh përmes telefonit. Fonseka është trajneri i zgjedhur nga Milani dhe, edhe pse askush nuk e konfirmon zyrtarisht, nuk ka më asnjë dyshim për të. Kontrata me vlerë 2.5 milionë neto për dy sezonet e ardhshme, me opsion për një vit të tretë është gati. Ai është vetëm duke pritur për një firmë dhe foto zyrtare që të mund të fillojë zyrtarisht. Në këtë fazë, portugezi është një trajner më i vlerësuar nga kolegët dhe futbollistët sesa nga tifozët e zakonshëm dhe Milani, për këtë, rrezikoi. Kryesia kuqezi e di që kritikët do të jenë më të vëmendshëm se zakonisht ndaj fillimi i mbarë i punës do të ishte dy herë më i rëndësishëm se zakonisht.
AFATE – Kjo javë do të shërbejë për të përcaktuar detajet e transferimit të Fonsekës nga Franca në Itali dhe për të organizuar jetën e tij të re. Njoftimi zyrtar, megjithatë, ndoshta do të bëhet javën e ardhshme, pas 7-10 ditësh. Klubi kuqezi planifikon të organizojë një konferencë për shtyp prezantuese që do të vijojë, për të hapur zyrtarisht kapitullin e ri dhe për të mos shtyrë gjithçka deri në korrik. Fillimi i muajit të ardhshëm do të shërbejë për grumbullimin e ekipit, vlerësimet e para, kontakti me një ekip më të kompletuar nga sa pritej. Milani do të dërgojë në Europian emra si Menja, Teo, Leao, Reijnders, Okafor, Jovicv, plus Zhiru dhe Kjaer që nuk do të kthehen më në “Milanello”. Të tjerët do të jenë rregullisht të pranishëm në takimin e javës së parë të korrikut. Fonseka do të ketë rreth njëzet ditë kohë për të njohur Milanin dhe për të përgatitur skema dhe udhëzime përgatitore për afreskun e tij, teksa më pas do të fillojë turneu amerikan. Periudhë delikate: Pioli ndërtoi përtej oqeanit Milanin 2023-2024, por, në javët e serisë së dëmtimeve, shumë kritikuan zgjedhjen për të kaluar 10 ditë në Kaliforni.
STAFI- Fonseka sigurisht që do të kthehet ndryshe: krahasuar me përvojën romane të periudhës dyvjeçare 2019- 2021. Fillimisht sepse stafi i tij ka ndryshuar shumë. Një detaj që nuk është prekur fort nga mediat, por duhet nënvijëzuar se në përzgjedhjen e trajnerit, Milani i kushtoi shumë vëmendje grupit të punës, trajnerit atletik, nivelit të asistentëve. Nëse ai konsiderohet normalisht i parëndësishëm, një shtojcë e menaxherit, për Milanin ky aspekt ka qenë gjithmonë themelor. Pra, është e drejtë të thuhet se Fonseka në Lilë ka punuar me Paulo Ferreira, ish-mbrojtës i Portos dhe Çelsit me Mourinjon dhe Ançelotin, ndër të tjerë. Tiago Leal, i lindur në 1985, ka mbetur nga vitet e tij te Roma, ndërsa Paulo Mourao, trajner atletik të cilin Fonseka e e mori nga Spartaku i Moskës te Lila. Stefan Katerina, Karim Hader dhe Mario Sandua punuan me të në Francë, teksa duhet kuptuar nëse do të jetë pjesë e stafit te Milani edhe Antonio Ferreira, trajner portierësh i sjellë nga Shakhtari.
MILANI I TIJ- Fonseka zgjodhi të shkonte në Portugali një javë më parë për të qëndruar me familjen e tij dhe për të harruar disi përfundimit e hidhur të sezonit me Lilën të cilën nuk e futi dot në zonën Champions. Megjithatë, kontaktet me “Djallin” janë të vazhdueshme. Fillimisht u fol për një kontratë, më pas klubi dhe trajneri filluan të mendojnë për merkaton. Furlani ishte në Londër dy ditë më parë për finalen e Champions-it dhe edhe atje punoi për të ardhmen. Sipas planeve të klubi, nuk do të ketë shpenzime të çmendura në verë, por sigurisht që do të investohet mbi të gjitha në numrin 9. Në karrierën e tij, Fonseka ka pasur shpesh sulmues qendrorë që shënojnë mbi 15 gola në kampionat, një statistikë kjo që kushdo qoftë arrin do të vlerësojë.
Ideja është të merret gjithashtu një mbrojtës i djathtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor difensiv, i dobishëm për futbollin e tij të karakterizuar nga mbajtja e topit dhe me kalime nga 4-2-3-1 në 4-3-3, në të cilin ai alternon presionin dhe mbrojtjen e portës. Kjo javë, në këtë kuptim, mund të thotë diçka interesante. Kampionati dhe kupat kanë përfunduar, trajnerët janë zgjedhur, tani kalohet në merkato. Qershori mund të jetë muaji i ofertave madhore, ato që ndryshojnë çdo plan. Milani ka Leaon, Menjanë dhe Hernandezin, të gjithë të ndjekur nga aristokracia e futbollit. Nëse telefonon ndonjë fisnik me një propozim të pakundërshtueshëm, vera e Fonsekës mund të ndryshonte përsëri në harkun e një telefonate.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL