Sipas gazetës spanjolle ABC, Hansi Flick mund të vendosë në mënyrë sensacionale të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Trajneri thuhet se ia ka besuar këtë ide stafit të tij, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Arsyeja nuk lidhet me ofertat nga ekipet e tjera apo rezultatet në fushë, por më tepër me një ndjenjë të thellë zhgënjimi me menaxhimin e klubit dhe qëndrimin e disa lojtarëve, të cilin ai e konsideron “joprofesional”.
Ndër sjelljet që Flick nuk i pëlqen thuhet se është edhe ajo e Lamine Yamal. Lojtari i lindur në vitin 2007 thuhet se nuk tregon respekt ndaj stafit, por ende mbrohet nga klubi, edhe me leje të posaçme.


