Tuesday, 18. August 2026
Sport

Nga “Stamford Bridge” në pyjet tropikale të Amazonës, Maluda rrëfen jetën tjetër

GS 23/01/2025 1 Min. Lesezeit

Nënkampion me Francën në “Gjermani 2006” dhe fitues i Champions League me Çelsin në 2012-in, Floro Maluda sot shërben si ushtar në pyjet tropikale të Amazonës.

44-vjeçari ka përqafuar një iniciativë të ushtrisë së Guianesë Franceze duke iu bashkuar për të dhënë njohurinë e tij mbi fushën brezave të rinj.

Malouda iu bashkua Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore me qëllim për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e rinj.

Përfshirja në segmente të ushtrisë përshkruhet nga qeveria franceze si një program që “u mundëson civilëve (shpesh të njohur në fushat e tyre) të japin një kontribut vullnetar në promovimin e vlerave dhe misioneve të institucionit ushtarak, pa qenë vetë personel ushtarak”.

Teilen: