• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga stërvitjet te loja, Tiago Mota: I kënaqur me ekipin, Juventusi ka ambicie të mëdha për sezonin

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aventura e tij ka nisur prej praktikisht tri javësh, megjithatë Tiago Mota po punon t’i japë Juventusit gjurmën e tij. Në një intervistë për televizionin e klubit, trajneri ka dhënë mendimet e tij për këto 21 ditë të para në ekipin më të titulluar italian.motaA ka diçka që keni dashur të shihni dhe nuk e keni parë?

Mendoj se mund ta kontrollojmë më mirë lojën, të kontrollosh veten do të thotë të luash topin më mirë dhe në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Është ende pak herë, por kundër Nurembergut pashë disa herë gjëra që i bëmë mirë.

Çfarë nuk ju ka pëlqyer?

Ekipi nuk është në formën e duhur për të kërkuar maksimumin, por gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Dua një skuadër që arrin të dominojë kundërshtarin, të krijojë dhe nuk e lejon të riniset. Kjo është ideja jonë dhe për të zgjatur këtë moment në ndeshje.

A janë lojtarët shumë të ngarkuar?

Jo, nuk mendoj. Jemi përgatitur mirë, është normale në këtë periudhë që lojtarët të kenë më shumë vështirësi sepse stërviten më shumë se zakonisht në krahasim me atë që bëjnë në sezon. Jemi në një fazë ku duhet të përmirësohemi patjetër dhe shpejt. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet që kam parë ditët e fundit.

Cila ishte pika pozitive e grumbullimit gjerman?

Pa dyshim ishin ditët së bashku dhe puna së bashku, ndaj kaluam nga stërvitja në stërvitje, nga ndeshja në ndeshje, duke u përmirësuar dhe duke gjetur nivelin tonë më të mirë. Në Gjermani ishim në një vend të përsosur për të punuar. Një strukturë që na dha një mundësi të madhe për të kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi shumë të lumtur dhe ndoshta një ditë do të kthehemi.

Kundër Nurembergut Ueah luajti në sulm. Është ky roli i ri, apo ndoshta edhe si mbrojtës i krahut?

Aktualisht nuk e kam në plan që ta përdor si mbrojtës krahu, por nëse kemi nevojë për të, Timoti tashmë ka treguar gatishmëri të madhe. Kam folur me të dhe është shprehur i gatshëm për çdo rol.. Kjo është e rëndësishme sepse jep mundësi dhe shumëllojshmëri në.

Ju ka pëlqyer ndonjë i ri?

Më kanë lënë mbresa të gjithë, mënyra se si punojnë është e admirueshme. Të them se vetëm një nuk do të ishte gjëja e duhur, më pëlqyen të gjithë dhe do të shohim me kalimin e kohës se kush do të jetë në gjendje të ruajë këtë nivel ose ta rrisë për të qëndruar me ne si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

A ju nevojiten përforcime?

Jam i sigurt se do të ndërtojmë një ekip konkurrues, nuk kam asnjë dyshim. Ata do të vijnë kur të mbërrijnë, në kohën e duhur, por e përsëris nuk kam asnjë dyshim që do të ndërtojmë një ekip konkurrues.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtare: Kundërshtare tejet e vështirë për Laura Fazliun në çerekfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.