“Me përkushtim ndaj zhvillimit të talenteve të reja, Akademia Vora prezanton zyrtarisht stafin teknik për sezonin e ri futbollistik 2025–2026.
Me një kombinim profesionalizmi, eksperience dhe pasioni për lojën, ky staf ka për qëllim të udhëheqë dhe formojë brezin e ardhshëm të futbollistëve me përkushtim maksimal”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Emra të njohur do të drejtojnë skuadrat e moshave të skuadrës së Vorës këtë sezon.
Artan Mergjyshi do të jetë trajner i skuadrës Under 19, ndërsa Gerson Stojku trajner i skuadrës Under 18. Drejtori i Akademisë, Gentian Brahimaj, do të drejtojë skuadrën Under 17.
Ndërsa trajnerët e ekipeve të tjera do të jenë si më poshtë:
U-16 – Olti Gjoka
U-15 – Erdi Lazri
U-14 – Grupi A: Eldiano Topi
U-14 – Grupi B: Mustafa Sula
U-13 – Skerdilajd Musteqja