• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga të rinjtë te merkatoja, katër polet e Ibrës/ Suedezi prezent në 360 gradë

08/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar dy muaj që kur Zlatan Ibrahimoviç u kthye te Milani, zyrtarisht si këshilltar i lartë i Xherri Kardinales dhe pronarëve të kuqezinjve.

o_6745747_1024

Pas një periudhe fillestare pasigurie, sot duket pak më e qartë të përpiqesh të përcaktosh kompetencat e detyrave që suedezi ka brenda skemës së klubi. Një rol 360 gradë.

“Casa Milan” dhe “Milanello” – Ndoshta duke përfituar nga rikthimi i Zlatan në Sanremo, ofron një pamje nga afër të rolit të ri të suedezit dhe tregon katër fushat kryesore në të cilat ai po lëviz: pronësia, ekipi, jashtë fushës dhe sektorin e të rinjve. Ibra është pjesë aktive e punës në “Casa Milan”, edhe pse nuk ka një zyrë personale, ku është gjithmonë i mirëpritur dhe është në kontakt me të gjithë sektorët e klubit, siç duhet të jetë për një super konsulent me përvojën e tij si në botën e futbollit sesa në atë të imazhit.

Jo thjeshtë imazh, por Zlatani që njohin të gjithë me idetë dhe propozimet e tij. Por 42-vjeçari është gjithashtu një prani e vazhdueshme në qendrën stërvitore të klubi. Ai pothuajse çdo ditë shfaqet në seancat stërvitore të ekipit dhe mban bisedime me ish-shokët e tij të skuadrës dhe vetë Stefano Piolin. Në këto kushte ai vepron si ngjitës por edhe si motivues.

Të rinjtë dhe marketingu – Duke qëndruar në aspektin sportiv, Ibrahimoviç është parë në “Puma House of Football” (qendra stërvitore e të rinjve kuqezi) më shumë se një herë në dy muajt e parë të aventurës së tij të re. Jo vetëm sepse fëmijët e tij janë pjesë e sektorit të të rinjve të Milani, por sepse ai synon, si i gjithë klubi, të mbajë një sy shumë të afërt me kampionët e së nesërmes.

Dhe këtë vit ka pasur tashmë shumë debutues të ekipit të parë që janë rritur nën hijen e akademisë së “Djallit”. Eksperienca jashtë fushe e Zlatan Ibrahimoviç nuk duhet nënvlerësuar. Roli i tij si ekspert në marketing dhe operacione tregtare, jo vetëm në Itali, por mbi të gjitha jashtë, mund të jetë i rëndësishëm: kjo ndodh pikërisht sepse gjatë karrierës Ibra ka treguar se di të ecë shumë mirë në këtë kuptim si lojtar dhe mund të zhvillojë shumë edhe Milanin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granit Xhaka përplasi kokën e serbit! Mediumi zviceran: Përsëri Serbia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.