• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga titulli te talentet dhe turbulenca, sezoni i Bajernit në “lupë”

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajerni i Mynihut vazhdon të koleksionojë trofe. Pas një 2023-2024 për t’u harruar, bavarezët janë kthyer sërish te titulli kampion në Gjermani.kejnDhe tani luan vetëm për të shijuar dhe për t’u argëtuar. Por deri në mbërritjen te titulli në maj, rrugëtimi i bavarezëve nuk ka qenë një vijë e drejtë. Ka pasur dhe pengesa, probleme, zhgënjime. Por në fund skuadra e Vinsent Kompani ia ka dalë. Gazeta gjermane “tz” i ka bërë një retrsospektivë sezonit të Bajernit, duke u ndalur në momentet kulmore të këtij sezoni.

KOMPANI NË STOL – Në qershor të vitit 2024, Vinsent Kompani merr përsipër detyrën e trajnerit të Bajenrit të Mynihut, duke zëvendësuar Tomas Tuhel. Ishkapiteni i Mançester Sitit i sjell klubit një frymë ajri të freskët dhe një impuls të ri.

SEZONI NIS ME FITORE – Më 16 gusht 2024, Bajerni i Mynihut e nisi me sukses sezonin 2024-25 me një fitore 4-0 jashtë fushe kundër Ulmit në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Tomas Myler shënoi dy gola në fillim të ndeshjes (minuta e 12-të dhe e 14-të) dhe më vonë i dha një asist Herri Kejn, për ta bërë rezultatin 4-0. Kingslej Koman kishte shënuar më parë golin e 3-0.

SUKSES EDHE NË BUNDESLIGË – Suksesi në Kupën e Gjermanisë ishte “antipasta” e kampionatit. Më 25 gusht 2024, Bajerni do ta niste sezonin e Bundesligës me një fitore 3-2 kundër Volfsburgut. Herri Kejn krijon golin vendimtar të Gnabri në minutën e 82-të dhe tregon klasin e tij si organizator.

9 BALLË NË CHAMPIONS – Më 17 shtator 2024, Bajerni i bëri një nisje të shkëlqyer të sezonit edhe në Ligën e Kampioneve me një fitore 9-2 në shtëpi kundër Dinamos së Zagreb. Sulmi është në formën më të mirë.

LEVERKUSEN – Në shtator 2024 vjen prova e parë e vërtetë për Bajernin. Më 28 shtator, në Mynih mbërrin Leverkuseni, kampion në fuqi. Në një duel më shumë taktik, skuadrat barazojnë 1-1. Një tregues se sezoni do të ishte i gjatë dhe i luftuar.

GODITJE NGA BARCELONA – Katalanasit ishin kthyer në një vitktimë e preferuar për Bajernin e Mynihut në sezonet e fundit. Por Barça dhe ish-trajneri i Bajernit, Hansi Flik u bëjnë një dhuratë të hidhur bavarezëve, duke i shkatërruar 4-1.

ELIMINIMI NGA KUPA – Më 3 dhjetor 2024, Bajerni i Mynihut u eliminua nga DFB-Pokal në raundin e 1/16-tave, me një humbje 0-1 në shtëpi kundër Leverkusenit. RIKTHIMI – Humbja dhe eliminimi nga Kupa e Gjermanisë ishin një sinjal shkundjeje për Bajernin, që e mbylli pjesën e parë të sezonit në ngjitje. Më 20 dhjetor 2024, ata arritën një fitore bindëse 5-1 në shtëpi kundër Lajpcigut.

REKORDI I KEJN – Më 1 shkurt 2025, Herri Kejn shënoi dy gola me kokë në fitoren 4-3 të Bajernit në shtëpi kundër Holshtain Kiel – në kohën shtesë të pjesës së parë dhe menjëherë pas rinisjes. Me një total prej 55 golash në 50 ndeshjet e tij të para në Bundesligë, ai e tejkaloi rekordin e mëparshëm të Erling Haland. Jamal Musiala dhe Serxh Gnabri kontribuan gjithashtu në rezultatin e përkohshëm 4-0, përpara se Kiel ta ngushtonte rezultatin në 4-3 në fazën finale.

TALENTI URBIG – Më 5 mars 2025, Jonas Urbig debuton në një ndeshje zyrtare për Bajernin në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-tave kundër Leverkusenit, portieri 21- vjeçar hyri në fushë në minutën e 58-të në vend të të dëmtuarit Manuel Nojer. Pavarësisht situatës, Urbig bëri një paraqitje të sigurt dhe ndihmoi Bajernin të fitonte ndeshjen 3-0. Trajneri Vinsent Kompani e vlerëson stilin e tij të lojës së qetë dhe të përqendruar.

KALON “ASPIRINAT” – Më 11 mars 2025, Bajerni mundi Leverkusenin 2-0 jashtë fushe në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve dhe u kualifikua në çerekfinale.

ELIMINIMI NGA INTERI – Më 16 prill 2025, Bajerni u eliminua nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas një barazimi 2-2 në ndeshjen e kthimit kundër Interit. Bavarezët kishin humbur ndeshjen e parë 1-2 para tifozëve të tyre në shtëpi.

SANE – Më 26 prill 2025, Leroj Sane shënoi golin e tij të 50-të në Bundesligë në fitoren 3-0 të Bajernit në shtëpi kundër Maincit. Goli i tij e vendosi Mynihun në rrugën e duhur për një kampionat të hershëm.

MYLER BËN 500 – Në të njëjtën ndeshje kundër Maincit më 26 prill 2025, Tomas Myler u nderua për ndeshjen e tij të 500-të në Bundesligë me fanellën e Bajernit. Lojtari dhe legjenda e klubit, me të cilin ka luajtur prej kohësh, ka arritur kështu një tjetër moment historik në karrierën e tij.

KAMPION NGA DIVANI – Më 3 maj 2025, Bajerni siguroi matematikisht kampionatin gjerman, të 34-tin në historinë e vet, me një barazim 3-3 jashtë fushe kundër Lajpcig, pasi ndjekësi i tij Leverkusen nuk arriti të fitonte në Fraiburg.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.