UEFA nuk ka toleruar shkeljet e “Fair Play Financiar” duke ndëshkuar Juventusin dhe Chelsean.
Për bardhezinjtë, dënimi ishte i ashpër që rezultoi me gjobë dhe përjashtim nga Europa, ndërkohë që Chelsea ia ka hedhur pak më lehtë.
Londinezët janë ndëshkuar me një gjobë në vlerën e 8.6 milionë paundëve për shkak të shkeljeve që kanë bërë. Këto shkelje rezultojnë në kohën kur klubin e kishte ende në pronësi Roman Abramoviç, duke pasur informacion të mangët financiar në deklarimin e shpenzimeve.
Transferimet e pa deklaruara zyrtarisht datojnë mes viteve 2012 deri në vitet 2019, ndërkohë që gjoba për klubin shkon në 8.6 milionë paund, ose e konvertuar në 10 milionë euro. Për shkak të pozitave të ulëta në kampionat, Çelsi nuk do të jetë pjesë e Europës për sezonin e ri.