Edhe këtë sezon kemi një konkurrencë të fortë në listën e golashënuesve më të mirë në Europë. Ajo që e bën më të bukur garën këtë sezon është padyshim prania e një shqiptari në 10 vendet e para, të Vedat Muriqit i cili po shkëlqen në La Liga, me 16 gola të shënuar. Më mirë deri tani sesa sulmuesi dardan ka bërë vetëm Kylian Mbappe me 23 gola të shënuar.
Sigurisht që në podium, janë tri “monstra” si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të cilët do të garojnë mes tyre deri në ndeshjen e fundit për të fituar “Këpucën e Artë”.
10 golashënuesit më të mirë deri tani në gjithë Europën për këtë sezon janë si më poshtë:
1. Harry Kane (Bayern Munich) – 26 gola në 22 ndeshje
2. Kylian Mbappé (Real Madrid) – 23 gola në 22 ndeshje
3. Erling Haaland (Manchester City) – 22 gola në 26 ndeshje
4. Vangelis Pavlidis (Benfica) – 20 gola në 22 ndeshje
5. Luis Suarez (Sporting CP) – 19 gola në 21 ndeshje
6. Ayase Ueda (Feyenoord) – 18 gola në 21 ndeshje
7. Igor Thiago (Brentford) – 17 gola në 26 ndeshje
8. Paul Onuachu (Trabzonspor) – 16 gola në 19 ndeshje
9. Vedat Muriqi (Majorka) – 16 gola në 23 ndeshje
10. Yanis Begraoui (Estoril) – 15 gola në 22 ndeshje