Pasi siguroi rikthimin në Premier League pas plot 25 vitesh mungesë, Coventry City pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës. Si dhuratë për trajnerin Frank Lampard pritet të ketë disa transferime të bujshme, pasi klubi i sapongjitur në elitë synon të shpenzojë rreth 200 milionë euro.
Disa nga emrat e përfolur që tani se do t’i bashkohen Coventry City-t në verë janë Connor Gallagher i Tottenham, Chris Rigg i Sunderland, Fran Garcia nga Real Madrid, Pau Torres nga Aston Villa, Roony Bardghji nga Barcelona dhe George Hirst nga Ipswich.
Synimi i Coventry City është jo vetëm të sigurojë qëndrimin në elitë, por të të arrijë kualifikimin historik për në Kupat e Europës, dhe për këtë arsye është e nevojshme të bëhën disa përforcime.