Një listë shumë e gjatë, e cila është vërtet mbresëlënëse. Ka shumë trajnerë që kërkojnë një skuadër: duke filluar nga Zinedine Zidane, i cili fitoi gjithçka me Realin (dhe disa herë), por ka qenë praktikisht jashtë fushës që nga viti 2021, dhe duke përfunduar me Massimiliano Allegrin, ende pa punë që pas lamtumirës së tij të stuhishme nga Juventusin. .
Në mesin e “të papunëve” të shkëlqyer nuk janë më Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino, njëri tashmë trajner i Anglisë dhe tjetri i SHBA-së, si dhe Jorge Sampaoli, i cili është kthyer në Francë dhe është trajneri i ri i Rennes, ndërsa Joachim Loë ka mbetur pa ekip që pas largimit nga Gjermania.
Të mos harrojmë Sergio Conceiçaon dhe Maurizio Sarrin, si dhe Erik ten Hag, i shkarkuar nga Manchester United dhe zëvendësuar nga Ruben Amorim.
Më pas janë Rudi Garcia, Graham Potter dhe Frank Lampard, por edhe Edin Terzic, finalist në Champions League me Borussian e Dortmundit dhe Xavi, i eliminuar nga Barcelona “e tij”.
Në mbyllje të listës – duke përmendur vetëm më të njohurit – Sam Allardyce, dekani i mjeshtrave anglezë, Nico Kovac, Igor Tudor, Lucien Favre, Quique Setien, Rafael Benitez, Jurgen Klinsmann, David Moyes, Julien Stephan, Roger Schmidt, Daniele De Rossi, Davide Ballardini, Mark van Bommel, Patrick Vieira, Urs Fischer, Claude Puel, Leonardo Semplici, Aurelio Andreazzoli, Fatih Terim, Fabio Cannavaro dhe Gabriele Cioffi. Të gjithë kërcënues për trajnerët në të gjithë Evropën nëse gjërat shkojnë keq.