Monday, 31. August 2026
Sport

Nga Zvicra, Llapi e sjell sulmuesin Arlind Batatina

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi futbollistik Llapi, ka njoftuar se në vazhdim të sezonit pjesë e skuadrës do të jetë edhe sulmuesi i ri Arlind Batatina.

Llapjanët bënë të ditur se ai u kthye në Kosovë për t’i mbrojtur ngjyrat e skuadrës “bardhekaltër”.

18-vjeçari paraprakisht hapat e parë në futboll i ka marrë në Zvicër, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit FC Köniz dhe ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në ekipin U-19.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina, theksonse do të vazhdojë të punojë fuqishëm në merkato, ku deri më tani ka arritur të nënshkruajë me disa emra mjaftë cilësor.

Teilen: