• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ngatërresa me kartonët e verdhë, Ramadani: Jam gati ndaj Milanit

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç ndodhi dy javë më parë, kur Ylber Ramadani u ndëshkua kundër Salernitanës, grafikët e Lega Serie A njoftuan skualifikimin e mesfushorit shqiptar. Realisht, lojtari i Leçes as këtë herë nuk u ndal nga gjyqtari sportiv. Në fakt, ky është paralajmërimi i dymbëdhjetë në kampionat për 27-vjeçarin, i cili tashmë ka humbur dy ndeshje në Serinë A për shkak të kartonëve.

ramadani

Si përmbledhje, një lojtar merr një paralajmërim për herë të parë me kartonin e katërt dhe kthehet në rrezik skualifikimi me të nëntin sezonal. Që atëherë e tutje, intervali për të gjetur veten përsëri në një paralajmërim është si vijon: paralajmërimi në kartonin e trembëdhjetë, të gjashtëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë. Prandaj, Ramadani (me dymbëdhjetë vërejtje) jo vetëm që nuk skualifikohet, por as që paralajmërohet. Ai do të vendoset në rrezik pasi të ketë marrë të verdhin e ardhshëm.

GATI PËR MILANIN – Dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe 28 prezenca në Serinë A e bëjnë Ylber Ramadnin një nga themelet e Leçes që synon të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ai është gati për ndeshjen e sotme kundër Milanit dhe këtë e dëshmojnë deklaratat e tij. “Kundër Romës goditëm 27 herë drejtë portës dhe dolëm me një pikë. Nëse do të kishim fituar do të kishte qenë e merituar. Jemi rritur shumë që pas ndeshjes me Salernitanën dhe gjithmonë synojmë të sulmojmë sapo kalojmë në zotërim të topit”, ka deklaruar mesfushori i kombëtares së Shqipërisë. Ramdani dhe Alek Blen formojnë “digën” e skuadrës së drejtuar nga Luka Goti.

Shqiptari ndihet mirë me partnerin e skemës së re, teksa lidhur me qasjen taktike të Leçes kundër Milanit ka thënë: “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe secili duhet të japë më tepër se maksimumin. Ndihem mirë me Gotin sepse po luaj, këtë rol e luaj edhe me Shqipërinë, trajneri më kërkoi të avancoj dhe e kam bërë menjëherë. E falënderoj trajnerin, ai më jep akoma besim. Objektivi ynë është mbijetesa dhe do t’ia dalim nëse qëndrojmë të bashkuar. Jemi në fund të kampionatit dhe çdo pikë ka shumë rëndësi”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përballje interesante sot në Superligë: Malisheva pret Dukagjinin, Gjilani takohet me Fushë Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.