Thursday, 29. January 2026
Sport

Ngec rinovimi, titullari i Interit mund të largohet ne verë

GS 22/12/2023 1 Min. Lesezeit

Simone Inzagi shpreson ta ketë Denzel Dumfrisin në dispozicion sa më shpejt, me holandezin që do të jetë shumë i rëndësishëm nga tani deri në fund të sezonit, përtej të cilit, megjithatë, ai rrezikon të mos e veshë më fanellën e Interit.

dumfris

Negociatat për rinovimin e kontratës së holandezit që përfundon në 2025-ën kanë ngecur, siç raporton “Corriere dello Sport”. Klubi dëshiron t’i zgjasë kontratën për 4 milionë euro në sezon, por 27-vjeçari kërkon 5 dhe për momentin mes palëve nuk ka bisedime.

Nëse nuk do të ketë hapa para në negociata, largimi i Dumfrisit në verë duket i pashmangshëm, me Interin që nuk ka ndër mend ta humbasë një vit më vonë me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: