• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ngecja e dyshes së Madridit, Barça mund të kthehet lider në kampionat

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk mund ta imagjinonte katër javë më parë që Barcelona do të kishte mundësinë të rikthehej në krye të kampionatit spanjoll në javën e 24-t. barcaBarcelona lëshoi kreun në favor të Atletikos së Madridit në javën e 14-të në La Liga, por që që nga ai moment shumë gjëra kanë ndryshuar dhe, nëse skuadra e Hansi Flikut fiton sonte në mbrëmje kundër Vajekanos, do të kthehej përsëri në majën e La Liga-s ndonëse me pikë të barabarta me Realin e Madridit, por me një golaverazh më të mirë dhe me faktin se ka fituar ndeshjen direkte kundër “Los Blancos” në fazën e parë.

Skuadra e Ançelotit ka 51 pikë dhe një golaverazh +29, ndërsa skuadra e Hansi Flik, me një ndeshje më pak, ka një golaverazh +39, ndaj një sukses në fushën e vet kundër Vajekanos, do t’i ngjiste në krye. Me një fitore të mundshme, Barça gjithashtu do të kalojë 50 pikët e Atletikos së Madridi,t nëse mund Rajon. Dy skuadrat madrilene dështuan pasditen e së shtunës, përkatësisht: Reali kundër Osasunës (1-1) dhe Atletiko kundër Selta Vigos (1-1). Por Barça nuk duhet ta marrë të mirëqenë fitoren kundër skuadrës së periferisë së Madridit. Ajo kundër Vajekanos mund të rezultojë një ndeshje shumë të rrezikshme.

Në fakt, Rajo Vajekano ëshjtë ajo që është renditur më mirë nga rivalët e kësaj jave për tri kryesueset në La Liga. Osasuna nisi nga vendi i 9-të takimin ndaj Realit, kurse Selta Vigo e nis nga vendi i 12-të. Krejt ndryshe për Vajekanon që vjen në këtë takim si skuadra e vendit të gjashtë. Një barazim do të linte gjithçka njësoj. Kurse një humbje do të ishte e pafalshme, sepse blaugranat do të mbeteshin në kuotën e 48 pikëve. Prandaj, Barcelonës i paraqitet një mundësi që nuk mund ta humbasë për të frikësuar dy rivalët e saj të mëdhenj për titull, pa harruar Bilbaon që vazhdon të survejojë në distancë treshen që i paraprin.

KOCKË E FORTË – Takimi kundër Rajos së Balliut nuk do të jetë një shëtitje. Të paktën nëse i referohemi vizitave të fundit të Rajos në Barcelonë. Shifrat thonë se Barça ka fituar vetëm një nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Vajekanos.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

I dhuroi fitoren Juventusit në derbi, Konseisao pa frena: Tani le t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.