• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ngecjet në negociatat

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz është lidhur shumë me një largim nga klubi, me Barcelonën si destinacionin e tij favorit.

Ngecjet në negociatat për kontratat kanë bërë që këto thashetheme të rriten, por një situatë e re ka ndryshuar gjithçka.

Diaz iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2022 nga Porto për 52 milionë euro, duke ndihmuar skuadrën të arrijë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Tani në moshën 28-vjeçare – dy vite larg përfundimit të kontratës aktuale – Diaz duket se do të nënshkruajë kontatën e fundit të “madhe” në aspektin financiar.

Liverpooli po përballet me një dilemë: t’ia japë kontratën e re ose ta shes yllin kolumbian.

Nëse klubi e lojtarit nuk mund të arrijnë të pajtohen për marrëveshjen e re, atëherë Liverpooli do të ishtë i gatshëm të dëgjonte ofertat për të.

Raportimet nga mediumet kolumbiane bëjnë me dije se Barcelonë është destinacioni i tij favorit, por po ashtu edhe Barcelona e vlerëson shumë dhe e konsideron si të duhurin për anën e majtë të sulmit.

Mirëpo, sipas “Sport”, Liverpoolit i është dhënë një shtysë që ia mundëson ta mbajë në ekip Diazin.

Liverpooli ditëve të fundit ka nënshkruar një kontratë me “Adidas” për të qenë sponsori kryesor i fanellave të klubit.

Luis Diaz sponsorizohet nga “Adidas” për këpucët e tij të futbollit dhe kjo mund të jetë një shtysë e re për negociata të reja mes palëve, me kompaninë gjigante sportive që dëshiron që Diaz të vazhdojë në “Anfield”.

Next Post

Italia bëhet gati për revolucionin e madh në futboll, i kërkon leje FIFA-s për të testuar VAR-in me kërkesë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.