Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Meksikë një ditë më parë, ku katër persona janë futur në fushën e lojës dhe kanë vrarë një trajner futbolli për arsye ende të paqarta.
Në lagjen Kajerne të Siudad Obregon, të shtetit meksikan të Sonora, po luhej një ndeshje futbolli amator, e cila për më tepër po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook nga një prej skuadrave. Por në mes të ndeshjes, një grup prej katër personash ka hyrë në fushën e lojës duke ndërprerë takimin dhe qëlluar me armë zjarri drejt pankinës,.
I vdekur ka mbetur Horge Alberto, trajneri 44-vjeccar i një prej skuadrave, ndërsa raportohet se ka pasur edhe një të plagosur si pasojë e breshërisë së plumbave.
Policia po mundohet të zbardhë ngjarjen, por pretendohet se viktima kishte qenë objektivi i këtij atentati të mirëfilltë që mendohet se është porositur nga një nga kartelet e zonës.
PANORAMASPORT.AL