Është ndarë nga jeta futbollisti uruguaian, Juan Izquierdo. Futbollisti 27-vjeçar i Nacional u shua pas pesë ditëve në spital.
Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Montevideos u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores.
Ai mori ndihmën e parë mjekësore nga stafet e ekipeve përkatëse dhe u transportua me urgjencë në spital, aty ku humbi edhe jetën.
PANORAMASPORT.AL