Këtë mesjavë rikthehen kompeticionet europiane si Championsi, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës ku do të luhen ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale.
Por, këto kompeticione kanë përfunduar në kërcënimin e ISIS.
Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informativ, Al Azaim ka kërcënuar qytete si Madridi, Londra dhe Parisi.
Sipas asaj që raporton Marca, autoritetet e këtyre vendeve prej kohësh kanë qenë në dijeni për sulme të mundshme dhe në ndeshjet e kësaj mesjave, do të merren masa të jashtëzakonshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qindra mijëra tifozëve të pranishëm në impiantet më prestigjioze të Europës.
PANORAMASPORT.AL