Tani që epoka e Lionel Messit ka përfunduar zyrtarisht, tek Argjentina kanë një dilemë jo pak të vogël dhe të rëndësishme për të zgjidhur.
Tani është dilema se kush do ta zëvendësojë Lionel Messin dhe do ta trashëgojë numrin simbolik “10”? Një dilemë për stafin teknik të kombëtares dhe AFA-n (Shoqata e Futbollit në Argjentinë), veçanërisht duke marrë parasysh se te Barcelona, për shembull, fanella me numrin 10 e Messit kaloi te Ansu Fati, me rezultatin që të gjithë e dimë…
Po pse është kaq i rëndësishëm ky numër? Së pari dhe mbi të gjitha, ekziston aspekti sportiv, por edhe vlera simbolike e mbajtjes së numrit 10 të Messit, apo legjendës tjetër të Argjentinës, Diego Maradona.
Emri i parë në listë për të mbajtur numrin 10 është Nico Paz, i cili po shkëlqen te Como, por i mungon ende përvoja në nivelet më të larta. Dy emrat e tjerë që kanë qarkulluar së fundmi janë Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez.
Martinez mban numrin 10 tek Inter dhe ka tashmë një bilanc të shkëlqyer si me klubin e tij ashtu edhe me kombëtaren, mdaj po përmendet si kandidat për të marrë stafetën nga Messi. Megjithatë, pozicioni i tij në fushë është më i avancuar se ai që mbante Messi.
Julian Alvarez është një tjetër pretendent për të trashëguar numrin historik. Sulmuesi i Atletico Madridit ka aftësinë të luajë në zona më të tërhequra të fushës, duke marrë përsipër role më krijuese sesa ato të një qendërsulmuesi të thjeshtë.