Monday, 27. April 2026
Futboll

Nico Paz do të rikthehet te Real Madrid, Como gjen pasuesin e argjentinasit sërish te “Los Blancos”

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë dihet që Real Madrid ka vendosur të rikthejë në shtëpi Nico Paz, pas dy sezoneve fantastike që aegjentinasi ka bërë në Serie A. Rikthimi i Nico Paz do t’i kushtojë Real Madridit vetëm 9 milionë euro, ndërsa vlera në treg e argjentinasit është mbi 60 milionë euro.

Ndërkohë, Como ka gjetur pasuesin e Nico Paz dhe është sërish te Real Madrid. Sipas ABC, Como ka kërkuar nga Real Madrid transferimin e Gonzalo Garcia ose të Endrick.

I pari ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 6 gola. I dyti, u huazua te Lyon gjatë merkatos së janarit dhe ka treguar atje një formë të jashtëzakonshme, 7 gola dhe 8 asiste në 18 ndeshje. Como pretendon të arrijë me Real Madrid të njëjtën marrëveshje që u përdor për Nico Paz apo dhe Jacob Ramon.

Transferimi i Gonzalo Garcia është shumë i mundshëm, ndërsa transferimi i Endrick duket i vështirë pasi pritet që braziliani të jetë protagonist tek ekipi i parë i Real Madridit, pas formës së mirë të treguar te Lyon.

Teilen: