Nigeria është në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi që me golat e Ademola Lookman e ka mposhtur me rezultat 2:0 Kamerunin.
Sulmuesi i Atalanta-s hapi serinë e golave në minutën e 36-të pas asistimit të futbollistit Victor Osimhen.
Ish-sulmuesi i Anglisë U-21, Lookman vulosi fitoren në minutën e 90-të.
Kameruni nuk ishte në gjendje që të gjente një rrugë për të “thyer” mbrojtjen e Nigerisë.
Ish-mesfushori i Evertonit, Fulhamit, Leipzigut, dhe Leicesterit, shënoi nga një gol në çdo pjesë.
Nigeria do të ndeshet me Angolën në çerekfinale.