Nigeriani Oguns forcon Ferizajn
Ade Oguns do të paraqitet për Ferizajn deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll.
Sulmuesi nigerian është lojtar i Eupenit, që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit belg.
“Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Wydad AC”, ka shkruar Ferizaj.
“Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv”.
Teilen: