Sot në Zvicër do të nisë Kampionati Europian për Femra, i cili do të zhvillohet në Zvicër deri në finalen e madhe, më 27 korrik.
Ndeshjet e këtij turneu të UEFA-s do të transmetohen ekskluzivisht dhe pa pagesë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. RTSH-ja, si pjesë e EBU-së, është një nga 37 transmetuesit publikë të Europës që ka marrë të drejtat e transmetimit të këtij eventi, i cili pritet këtë muaj që ta drejtojë gjithë vëmendjen te futbolli për femra.
EBU-ja ka njoftuar se përballjet do të transmetohen drejtpërdrejt, bashkë me momentet më kulmore të ndeshjeve, në radiotelevizionet e mëposhtme europiane: RTSH, AMPTV , ARD , BBC, BHRT, BNR (Radio), BNT, CR (Radio), CT, CyBC, ERR, ERT, GPB, HRT, ITV, LR (Radio), LRT, LTV, MRT, MTVA, NOS, ORF, PBS, ROR (Radio), RTE, RTBF, RTCG, RTK, RTL, RTS, RTV, RTVS, RUV, SRG SSR, TRT, TVR, VRT and ZDF.
Dy ndeshjet e para do të jenë ato të Grupit A. Në orën 18:00, takimi hapës do të jetë mes Islandës dhe Finlandës, ndërsa në orën 21:00, Zvicra, organizatorët e turneut, do të sfidojë Norvegjinë.
Skuadrat pjesëmarrëse:
- Grupi A: Zvicra (vendi organizator), Norvegjia, Islanda, Finlanda
- Grupi B: Spanja, Portugalia, Belgjika, Italia
- Grupi C: Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia
- Grupi D: Franca, Anglia (fitueset në fuqi), Uellsi, Holanda
Ky turne do të kthehet në ciklin e zakonshëm katërvjeçar pasi i fundit u shty për në vitin 2022 për shkak të pandemisë.
Ky Europian ka ngjallur interes të lartë nga sportdashësit, sipas BBC, janë shitur 570 mijë bileta për në stadiume.
/rtsh.al/