• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nis edicioni i dytë i Elite Youth Development Academy, Akademia e talenteve kuqezi zhvendoset në Durrës

24/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit nis zyrtarisht edicionin e dytë të Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj të futbollit shqiptar.

Pas suksesit të edicionit të parë, këtë vit Akademia zhvendoset në qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të zhvillojë të gjithë aktivitetin stërvitor dhe garues.

Në të njëjtën kohë, futbollistët e përzgjedhur do të akomodohen në hotel dhe do të vijojnë studimet në shkollë, sipas programit të zakonshëm mësimor.

Në këtë edicion të dytë, Akademia do të përfshijë tre skuadra, me gjithsej 55 futbollistë të përzgjedhur, të lindur në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Futbollistët janë përzgjedhur pas një procesi të kujdesshëm vëzhgimi dhe skautimi në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporës, duke përfaqësuar më të mirët në grupmoshat respektive.

Ky projekt është pjesë e vizionit afatgjatë të FSHF-së për të investuar në edukimin dhe përgatitjen profesionale të futbollistëve të rinj, duke ndjekur standardet më të mira evropiane të zhvillimit të talentit.

Akademia do të funksionojë si një qendër elitare, me staf të specializuar dhe kushte optimale stërvitore, duke garantuar jo vetëm rritjen tekniko-taktike të lojtarëve, por edhe formimin e tyre personal dhe edukativ.

Në vijim të këtij projekti, FSHF synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes futbollit të moshave dhe kombëtareve të grupmoshave, duke ndërtuar bazën për një të ardhme të suksesshme të përfaqësueseve shqiptare.

 

Next Post

Protagonist në fitoren e Bodrumsporit, Taulant Seferi shënon 2 gola në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.